Shkruan Gani Perolli New York
Me 16.maj të vitit 1993 në New York ndërroi jetë Said (Riza) Kryeziu, intelektuali, luftëtari dhe atdhetari i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare. Lajmi mbi vdekjen e tij jehoi pikëllueshëm në diaspor, në Shqipëri e Kosovë. Në varimin e tij merrnin pjesë qindra veta: Familjar,të afërm dhe ata që kishin respekt për kontributin e tij dhënë çështjes kombëtare.
Said Kryeziu deri në ditët e fundit të jetës ishte i lidhur ngusht me fatin tragjik të popullit shqipëtar, ashtu siç ishte e lidhur edhe familja e tij.Babai,Riza bej Gjakova,sipas Dhimitër Zografit ishte prijës i delegacionit Kosovarë në shpalljen e pavarësisë me 1912 në Vlorë.
Riza bej Kryeziu ishte i njohur në historiografinë shqipëtare si njëri ndër organizatorët për çlirimin e Shkupit me 1908 si dhe nismëtarë i shpalljes së pavarësisë në Shkup. Për vepri- mtarin e tij patriotike, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ish presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga e dekoroj me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e tij të lartë për lirinë e Kosovës.
Vëllai i tij Ali Beg Kryeziu ishte bashkëluftar i Ismajl bej Qemalit, deputet nga Kosova në parlamentin e Perandorisë Osmane dhe anëtar i Komitetit të Stambollit që në përleshje me një patrull të ushtrisë serbe u vra te Ura e Vezirit në Lumë .
Vëllai tjetër Rada Beg Kryeziu përkrah të j’atit luftoj në Rozhaj kundër forcave malazeze për mbrojtjen e Kosovës.Vëllai tjetër Ceno bej Kryeziu, ishte ministër i punëve të brendshme të Shqipërisë dhe dhëndër i Ahmet Zogut (u vra në Pragë me 1927). ndërsa Gani beg Kryeziu ishte ndër luftëtarët e parë që kundërshtoi okupatorin nazifashist në luftë për një Shqipëri etnike pro perendimore. Ai, gjatë luftës së Dytë Botërore burgoset, por me intervenimin e Winston Cherchilit te Titoja dënohet vetëm me 5 vjet burgim. Në përfundim të mbajtjes së dënimit, helmohet nga sigurimi dhe vdes në burgun e Mitrovicës së Sremit.Për veprimtarin
e tij patriotike me dekretin nr.969 dt.25.11.1994 dekorohet nga ish presidenti i Shqipërisë dr.Sali Berisha me Urdhërin e Flamurit Kombëtar të klasit të parë.
Vëllai tjetër Hasan Kryeziu që poashtu luftoj kundër okupatorit,me 1944 burgoset pabesisht nga komunistët dhe me 26 luftëtarët e vet përsekutohet dhe vritet mizorisht.Kufoma e të cilit hydhet në puset e malit të Hereqit.Për veprimtarin e tij patriotike me dekretin nr. 967 dt.25. 11.1994 dekorohet nga ish presidenti i Shqipërisë dr.Sali Berisha.
Vëllezërit: Gani, Hasan dhe Said Kryeziu ishin të vetmit nacionalistë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, të cilët ranë dakord me gjithë shpirt që të ndërtonin të ardhmen e Shqipërisë duke luftuar gjermanët, shkruan Regjinald Hibbert në librin e tij”Albania’s National Liberation Struggle”
Said Kryeziu lindi në Gjakovë me 10.04.1911.Mësimet fillore i kreu në vendlindje,gjimnazin e kreu në Prizren,ndërsa doktoroi në shkenca politike në Universitetin e Sorbonës në Paris. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u kthye në atëdhe dhe luftoj heroikisht kundër okupatorëve nazifashist, përkrah forcave nacionaliste të kryesuara nga i vëllai Gani bej Kryeziu.
Siç dihet tani më, aleatët anglo-amerikan, më vonë në konferencën e Jalltës iu shmangën premtimit që i kishin dhënë forcave nacionaliste.Ata tradhtuan idealet e popullin shqipëtar dhe shumë popujëve tjerë liridashës të Evropës Lindore, gjë që i dënoj ata popuj të vuajnë
nën thundrën komuniste për 45 vjetë me radhë. Said Kryeziu e arrestuan gjermanët dhe e dërguan në një kamp përqëndrimi nacist në Zemun. Më vonë, ata e dorëzuan te italianët të cilët e internuan në kampin e Ventotenes. Pas kthimit në atëdhe nga ky kamp, menjëherë rroku armët në dorë kundër okupatorit, për të vazhduar luftën për një shqipëri etnike, të lirë, me formë qeverisëse demokratike. Komunistet, të cilët njërin ndër qëllimet kryesore kishin asgjasimin e grupeve nacionaliste, pra në këtë kuadër edhe grupin nacionalist të udhëhequr prej vëllezërve Kryeziu. Kështu ai u arrestua në malin Dobrej prej komunistëve, së bashku me intelektualin Llazar Fundo me 20.09.1944.Mirëpo, me ndërhyrjen e Misionit Anglez,u lirua dhe me aeroplan u largue nga Shqipëria për në Itali, ku vazhdoj me aktivitetin e tij politik në favor të luftës për rrëzimin e diktaturës komuniste.
Me 1949,Said Kryeziu formoi Komitetin Kombëtar”Shqipëria e Lirë” së bashku me Mithat Frashërin, Abas Kupin, Zef Palin dhe Nuci Kotten.Qëllimi i formimit të këtij Komiteti ishte rrëzimi i sistemit komunist në Shqipëri, formimi i një qeverie demokratike dhe bashkimi i trojeve shqipëtare.
Siç theksuam më lartë, komunistet serb pos tre vëllezërve ia vran edhe 5 nipa bashkëluftëtar. Xhevat Kryeziun, doktor i shkencave juridike të përfunduar në Itali, intelektualin Dervish Kryeziu, jur.dipl.sekretar i gjimnazit Bedri Pejani në Pejë, Murteza dhe Sefedin Kryeziu të bijtë e Sylejman Beg Kryeziut, Kryetarit të Bashkisë së Gjakovës për shumë vite me rradh dhe bashkëthemeluesit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Së fundi UDB-a Jugosllave ia vrau edhe djalin e mbesës Ifakete Kryeziut, Enver Hadrin në Belgjik i cili poashtu jeten ia kushtoj çështjes kombëtare.
Said Kryeziu ishte njeri ndër politikanët më të aftë që kishte raca shqipëtare brenda dhe jashtë trojeve etnike.Njeri largpamës, përparimtar, me virtyte të larta morale, i dashur për të gjithë, poliglot njohës i 6 gjuhëve botërore (Anglisht,Frangjisht,Italisht,Spanjolisht, Turqisht dhe gjuhëve slave), ky ishte pra Said Kryeziu. Ai ishte i informuar në të gjitha aspektet e jetës: Në Politik, letërsi, muzikë dhe art. Nuk kishte lëmi për të cilin nuk mund të bisedoje me te. Ai ishte i gjithanshëm, demokrat e tolerant, ishte shqiptari më i civilizuar që kam njohur ndonjëherë. Mjerisht, kombi ynë nuk e pati fatin të udhëhiqej nga një patriot i tillë i rrallë. Për veprimtarinë e tij patriotike, ish presidenti i shqipërisë dr.Sali Berisha me dekretin nr.968 të dt.25.11.1994 e dekoroj me Urdhërin e Flamurit të klasit të parë.
Njëherit ish presidentja e Kosovës znj.Atifete Jahjage me rastin e 8 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dekoroj “Lëvizjen Kryeziu” me dekoratën “Urdhëri I Lirisë”

