Shkruan:Gani Perolli-(SHBA)
Me rastin e përvjetorit të shkuarjes në amshim të intelektualit Said Bej Kryeziut, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, në atdhe dhe emigrim në SHBA, Me 16 maj të vitit 1993 në New York u shua Said Bej Kryeziu,kalorësi i atdhedashurisë, intelektuali, luftëtari dhe diplomati i parë shqiptar i cili tërë jetën ia kushtoj çështjes kombëtare.Lajmi mbi vdekjen e tij jehoj pikëllueshëm në diasporë,në Shqipëri e Kosovë. Në varimin e tij merrnin pjesë qindra veta: Familjarë, të afërmit dhe ata që kishin respekt
për veprimtarinë e tij atdhetare gjatë luftës së dytë Botërore,si dhe më pas,në përpjekjet e tij nga diaspora në SHBA, për përkrahjen e popullit shqiptar të Kosovës në përpjekje për liri dhe pavarësi. Në letrën dërguar Sekretarit të shtetit Amerikan, ekselencës së tij James Baker me dt.12. 04.1989 Said Kryeziu përmes bashkshortes së tij Magbules shkruan: I dashuri z.ministër: Jam i sigurt që jeni në dijeni me atë që po ndodhë në Jugosllavi,në veçanti në Krahinën e Kosovës.Millosheviqi është duke i nxitur serbet kundër popullit shqiptar të Kosovës. Një javë më parë, ai dërgoj ushtrinë dhe policinë sekrete në Kosovë, ku ata vranë djem dhe vajza të reja në qytete të mëdha të Kosovës.Njerëzit e vrarë nëpër rrugë po bërtisnin dhe po vdisëshin, kurse Millosheviqi i urdhëroj banorët e kryeqytetit të hedhin valle dhe të këndojnë nëpër rrugët e Beogradit.Kur Sllovenia dhe Kroacia po protestonin, ai urdhëroj Serbinë që të bojkotoj mallërat e tyre.
Z.ministër,me respekt, ju lutem, ta informoni presidentin për problemet e shqiptarve në Kosovë, ku të drejtat e tyre njerëzore nuk ekzistojnë më, dhe njerëzit nëpër rrugë dhe fusha gjuhen me tanke dhe aeroplana. Mijëra njerëz arrestohen nga policia sekrete, e të tjerët të ngujuar, vuajnë pa ushqim dhe mjekim. Andaj, z.ministër, ju lutemi që të ndërhyni në ndihmë të popullit shqiptar të Kosovës,ashtu që të drejtat e tyre njerëzore të shkelura brutalisht të garantohen sa më parë.
Lidhur me mesazhin dërguar sekretarit të shtetit James Baker, në lidhje me situaten e shqiptarëve në Jugosllavi, me dt.12.04.1989 në përgjigjen e V. Kim Hogard, ushtrusë detyre ndihmës sekretar për çështje publike të dt.16.05.1989 thuhet: Jugosllavia është një shtetë i rëndësishëm për SHBA dhe ne jemi duke i ndjekur nga afër zhvillimet atje. Qeveria e SHBA-së nuk e favorizon pozitën e asnjë kombësie të veçant brenda Jugos- llavisë.Do të ishte gabim të merrnim anë në një situate ku e drejta dhe e gabuara deba- tohen në mënyrë pasionante dhe është e vështirë për të huajt (ata që janë jashtë) ta dallojnë saktësisht.Ne shpresojmë që populli(popujtë) e Jugosllavisë do ti zgjidhnin problemet e sotme në mënyrë që të mbrohen të drejtat e të gjithë qytetarëve Jugosllav.
Një Jugosllavi stabile dhe e begat e(zhvilluar)ku qytetarët e të gjitha grupeve etnike të jetojnë së bashku paqësisht është në interesin e të gjithëve.
Said Kryeziu deri në ditët e fundit të jetës së tij ishte i lidhur ngusht me fatin tragjik të popullit shqiptar,ashtu siç ishte e lidhur edhe familja e tij. Babai Riza Bej Kryeziu është i njohur në historinë kombëtare si firmëtar i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me 1912 dhe njëri ndër organizatorët dhe prijësit të kryengritësve shqiptar për çlirimin e Shkupit nga Perandoria Osmane me 1908. Vëllau i tij Ali Beg Kryeziu ishte deputet nga Kosova në parlamentin e Perandorinë Osmane,anëtar i Komitetit të Stambollit dhe bashkëluftëtar i Ismajl Qemalit, i cili në përleshje me një patrullë të ushtrisë serbe u vra në Lumë me 1912. Vëllau i dytë i tij Murad (Radabeg) Kryeziu luftoj përkrahë të j’atit në Rozhaj kundër Malit të Zi ku edhe zihet robë lufte.Vëllau tjetër Hysen (Cenabeg) Kryeziu, luftëtar në mbrojtje të Shkodrës nga pushtimi malazez, njëherit forca goditëse e fitorës së legalitetit ndaj bolshevizmit të instaluar nga qeveria e peshkopit Fan Nolit, njëherit minister i punëve të brendshme të Shqipërisë në kohën e Ahmet Zogut (u vra në Pragë me 1927), sepse kundërshtoj aleancën me Italin Fashiste të Musolinit, ndërsa Gani Beg Kryeziu ishte ndër luftëtarët e viteve të para të rezistencën ndaj okupatorit fashist Italian i cili me armë në dorë e kundërshtoj okupimin nazi-fashist në luftë për një Shqipëri të pavarur dhe demokratike.Ai gjatë luftës së Dytë Botërore burgoset nga sllavo-komunistet dhe për veprimtarin e tij për një shqipëri etnike me Kosovën si pjesë integrale të saj, shpallët tradhëtar me synim të likuidimit fizik,por me intervenimin e kryeministrit të Britanisë së Madhe Winston Cherchilit te Titoja dënohet vetëm me 5 vjetë burgim të rëndë. Në fund të mbajtjes së dënimit helmohet nga policia serbe dhe vdes në burgun e Mitrovicës së Sremit me 1949. Vëllau tjetër Hasan Kryeziu që poashtu luftoj kundër okupatorit,në shtëpinë e të cilit në Gjakovë u themelue organizata nacionaliste NDSH-ja, me 1944 pabesisht arrestohet nga komunistët dhe me 24 bashkëluftëtarët e vet perseku- tohet dhe vritet mizorisht, kufoma e të cilit hidhet në një nga puset e fshatit Hereq të Deçanit.
Vëllezërit:Gani,Said,dhe Hasan Kryeziu ishin të vetmit nacionalistë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, të cilët me gjithë shpirt ranë dakord që të ndërtonin të ardhmen e Shqipërisë duke luftuar gjermanët, shkruan Reginald Hibbert në librin e tij ”Albania’s National Liberation Struggle”. Said Kryeziu lindi në Gjakovë me 10.04.1911. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, gjimnazin në Prizren,ndërsa mësimet e larta i kreu në Paris,në Universitetin e Sorbonës ku edhe doktoroi në shkenca politike.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore kthehet në atdhe dhe luftoi heroikisht kundër okupatorëve nazi-fashist,me forcat nacionaliste të kryesuara nga i vëllai Gani Kryeziu. Mirëpo, aleatët anglo-amerikanë,më vonë iu shmangën premtimit që kishin dhënë.Ata tradhtuan popullin shqiptar e shumë popuj të tjerë të Evropës Lindore, gjë që i dënoj ata popuj të vuajnë nën thundrën komuniste për 45 vjetë me radhë. Said Kryeziun e arrestuan gjermanët dhe e dërguan në një kamp përqëndrimi nacist në Zemun. Më vonë, ata e dorëzuan te italianët të cilët e internuan në kampin e Ventotenes.Pas kthimit në atdhe nga ky kamp,menjëherë rroku armët në dorë kundër okupatorit, për të vazhduar luftën për një Shqipëri etnike, të lirë, me formë qeveritare demokratike pro/perendimore.
Komunistët, të cilët njërin ndër qëllimet kryesore kishin zhdukjen e grupeve, pra edhe grupin nacionalist të udhëhequr prej vëllezërve Kryeziu e arrestuan në Dobrej së bashku me Lazar Fundon me 20 shtator 1944. Më vonë, Misioni Anglez ndërhyri, e nxori nga burgu dhe me aeroplan special e dërgoi në Itali. Më 1949,Said Kryeziu formoj Komitetin Kombëtar ”Shqipëria e Lirë”, së bashku me Mit’hat Frashërin, Abas Kupin, Zef Palin dhe Nuçi Kotten. Qëllimi i formimit të këtij Komiteti ishte rrëzimi i sistemit komunist të instaluar në Shqipëri,formimi i një qeverie demokratike dhe bashkimi i trojeve shqiptare.Siç theksuam më lart,komunistët serb atij ia vranë tre vëllezër:Ali Kryeziun në luftën e Kullës së Lumës,Hasan Kryeziun në Hereç të Deçanit si dhe Gani Kryeziun, të cilin pas 5 vjet burgimi e likuiduan me 1949. Atij ia vranë edhe katër nipa në mesin e të cilëve edhe bashkëluftëtarinë nga ditët e para të luftës, intelektualin Dervish Kryeziun, mësimdhënës dhe sekretar i gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë. Said Kryeziu ishte njëri ndër politikanët më të aftë që kishte raca shqiptare brenda dhe jashtë trojeve të atdheut. Njohës, shkrim/lexim i 6 gjuhëve botërore dhe ate: Anglishtë, frangjishtë, italishtë, spanjollishtë, turqishtë dhe serbo-kroatishtë.
Njeri largpamës,përparimtar,me virtyte shumë të larta njerëzore,i dashur për të gjithë,ky ishte Said Kryeziu.Ishte i informuar në të gjitha aspektet e jetës: Politikë, letërsi, muzik dhe artë.Nuk kishte subjekt për të cilin nuk mund të bisedoj me te.Ai ishte i gjithanshëm, demokrat e tolerant,ai ishte shqiptari më i civilizuar që kam njohur gjer me tani. Mjerisht, kombi ynë nuk e pati fatin ta udhëhiqte një atdhetar i till i rallë siç ishte Said bej Kryeziu.


