in

Sabotimi i shtetit të Kosovës dhe përdorimi i Dua Lipes si karrem

 

Shkuan: Mevi Rafuna

 

Përse nuk ju dha shtetësia shqiptare Bebe Rexhës apo Ava Max? Përse po përdoret një vajzë e famshme nga Kosova që me apo pa vetëdije bëhet pjesë e planit Rama-Vuçiç për shkatërrimin e shtetit t ëKosovës?!

 Shteti i Pavarur i Kosovës nuk zhbëhet as për qejfin e Lipës as të E.Ramës… Sepse ky shtet shënon vulën e gjakut tejshekullor për liri dhepavarësi. Zakonisht patriotizmi i shqiptarëve është euforik. Nuk i mendojnëgjërat thellë prandaj në momente kyçe historike me Fatin e tyre duhet të merrentjetërkush. 

Në shikim të parë në 110 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhënia e pasaportës shqiptare nga Presidenti Begaj për Dua Lipën, duket akt patriotik dhe i këndshëm. Por t’i mendojmë gjërat më thellë. Dua Lipa nuk ja ka borxh famën dhe suksesin e saj klasës politike të korruptuar të Tiranës, në krye me Edi Ramën, -mik i afërm i Presidentit serb Vuçiç. Ishte Vuçiç njeri i afërm politik i diktatorit Millosheviç që detyruanfamiljen e Dua Lipes dhe mijëra shqiptarëve të largohen dhunshëm nga Kosova.Vuçiç që edhe sot derdhë lot krokodili në arenën ndërkombëtare, duke tentuar tashkatërrojë shtetin e Pavarur të Kosovës.  Duket se shteti i Pavarur i Kosovësnuk i pëlqen as klasës politike të Tiranës, apo neokomunistëve të cilët me malllëngojnë për miqësinë e “humbur” me serbët. Sepse për Ramën masakra e Reçakut ishte një rrëmujë. 

Ta mendojmë si do ishte fati i Dua Lipes nëse do të jetonte nën qeverisjen e Ramës. Nëse nuk do gëzonte famën dhe privilegjet apo do ishte një “kosovare” e zakonshme siç na quajnë shumë herë me njëfarë nënçmimi. Ndoshta do të detyrohej ta lëshonte Shqipërinë me gomone, për të emigruar ilegalisht në Angli. Ashtu siç po i shohim mijëra të rinj shqiptarëme fatin e tyre tragjik nëpër ballinat e gazetave europiane. 

Çuditem se si mund ta “duan” një kosovare ata që ja dhanë çelësin e Tiranës, këngëtarit serb Bregoviç. Ata që e ftuan të mbante koncert “madhështor” Bregoviçin,këngët e të cilit ishin motiv për mercenarët serbë që të dhunojnë femra kosovare. 

Havzi Nela u var në litar nga komunistët sepse shkroi pesë mijë vargje për Kosovën….

Lini një Përgjigje

Në Tetovë, 110 djem vishen si Isa Boletini

Satirë: Mungesa e Thaçit po shkakton zbraztësi!