in

Sa më shumë bëhesh mysliman, aq më shumë bëhesh antishqiptar

Naim Frashëri i madh, ishte bektashi, por nuk ishte mysliman

Engjell Gishti

Oti Oti Topulli , Zëri Dukagjinit  Fatjon Ali Kora Ju me thoni se jeni musliman sikurse shumica e rilindasve tane, por une ju pergjigjem se asnje nga ju nuk eshte musliman; dhe sikurse te gjithe “rilindasit musliman”, ju jeni bektashi, ndersa ndonje nga ju eshte genjyer ne musliman. 

NUK KA SHQIPTAR MUSLIMAN; 95% e atyre shqiptareve qe ju i quani musliman, jane bektashinj, qe dmth ata qe vriteshin nga muslimanet! Ju kujtoj se Naimi I madh (qe ju e llogaritni nga padija per musliman) i kendoi Qerbelase (vendit ku myslimanet bene masakren me te madhe kunder bektashinjve) dhe jo Mekes!Une kam lindur ne Berat dhe nga Berati ne Skrapar – Korce e Manastir apo Follorine nuk ka patur xhamine, por cdo fshat kishte teqen e vet. 

Nga Berat -Kelcyre -Permet -Janine ka patur teqe e jo xhami. Nga Berati ne Tepelene – Gjirokaster – Igumenice e deri ne Preveze ka patur teqe e jo xhami; nga Berati ne Sulove -Gramsh -Opar – Pogradec e Oher ka patur teqe e jo xhami; nga Berati ne Belsh e Elbasan ka patur teqe e jo xhami! E gjithe Laberia eshte bektashiane; e gjithe Mallakastra; Myzeqea; Martaneshi, Kruja, Dibra, Mati, Kukesi, Tropoja, Prizreni, Tetova e Shkupi kane qene bektashinj. Nga na dalin keta muslimanet e sotem?  Mjerisht e di edhe pergjigjen: NGA PADIJA E TYRE; nga mosnjohja e vetvetes! Por ata qe I drejtojne nga Arabia, Turqia e Russia (nepermjet hoxhallareve qe pergatiten) e dine shume mire te verteten dhe gjithashtu e dine se ne jemi populli me I sinqerte I botes (ndaj genjehemi kollaj).

 Nuk  ka njerez me te sinqerte se muslimanet shqiptare; ata jane dhe patriote te medhenj! Ti degjosh kur flasin per mbrojten e Atdheut nga helenizmi dhe Janullatosi greqishtfoles te behet zemra mal! Por e thashe ata jane shume te sinqerte; aq te sinqerte sa per te njejtin veprim antishqiptar (te folurit ne gjuhen joshqiptare ne shtepine e zotit), kur vjen radha tek feja e tyre qe flet arabisht ne xhami e madje i arabizon ata vete,  ata nuk jane me ata patriotet e medhenj por behen antishqiptaret me te  medhenj! Ata shajne helinizimin e mbrojne arabizimin e shqiptáreve! Jo te gjithe greket e serbet na urrejne; vetem nje pjese e tyre jane gati te na hane te gjalle e na shajne mbare e mbrape!  Por megjithate disa figura madhore te popullit tone si Kostandini, Skenderbeu, Nene Tereza etj, as keta nuk na I shajne: perkundrazi kerkojne te na I pervetesojne sepse keto figura jane vlere per njerezimin! Mirepo muslimanet e sotem tregohen edhe me te poshter se sa serbet dhe greket me te poshter sepse ata na I shajne keto fugura mbi te cilat ndertohet historia e kombit tone! 

Po i hoqe historine nje kombi i ke hequr palcen, identitwtin, ndergjegjen e tij kombetare; pra e ke vrare ate popull! Pikerisht kete synojne drejtuesit e larte muslimane e ne kete rruge I cojne si bagetia besimtaret e sotem muslimane! Natyrisht qe muslimanet tane as qe kuptojme asgje nga kjo loje gjeopolitike, por une do I bej vetem nje pyetje? A ishte I njejte muslimanizmi qe sollen ne vitet 90 me ate te sotmin? JO!Ata drejtues fillimisht na sollen nje myslimanizem tolerant (si ai I prinderve tane) sa per te futur kembet, por pastaj, vit pas viti, ata i shtuan dozat (normat) pak nga pak duke u bere  muslimaneve tane te gjore eksperimentin e bretkoses me ujin e ngrohte! Tashme keta nuk e dine as vete se si duhen te sillen me figurat tona kombetare dhe me identitetin shqiptar! Por drejtuesit e tyre te poshter e hipokrut nuk merziten: edhe po te bene gjysem musliman (akoma patriot), per ata eshte fitore e madhe sepse tashme ata do nisem nga kjo baze e avancuar muslimane per te formuar tek bijte tuaj “muslimanin e vertete” qe dmth antishqiptarin e vertete!

Lini një Përgjigje

Kush ishte Nuredin Bej Vlora-njeriu që e informoi presidentin Wilson për çështjen shqiptare

Biden kërcënon Putinin me sanksione "siç nuk i ka parë kurrë më parë"