in

Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë

Rusia ka goditur Kievin me një raketë të llojit Iskander dhe me disa dronë mëngjesin e 31 majit, duke shkaktuar zjarr në një ndërtesë në kryeqytetin ukrainas, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, përmes një postimi në Telegram.

Popko tha se nuk ka viktima nga sulmet. Ai shtoi se të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e kryeqytetit ukrainas.

Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia sulmoi gjatë natës qytetin e Harkivit me pesë raketa.

Ndërkaq, një sulm me dronë mëngjesin e 31 majit ndaj një depoje të naftës në rajonin Krasnodar të Rusisë, dëmtoi tri cisterna të mbushura me karburante.

Sulmi shkaktoi zjarr, duke plagosur dy persona, thanë zyrtarët rajonalë rusë.

Guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, shkroi në Telegram se është shuar zjarri në deponë në qarkun Temrjuk, ndërkaq kreu i këtij qarku tha se dy persona u plagosën nga fragmentet e dronit të rrëzuar ukrainas.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj më 31 maj po ashtu rrëzuan dronë të Ukrainës mbi rajonet e Voronezhit, Belgorodit dhe Tambovës.

Ukraina, që përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022, nuk ka komentuar për këto pretendime të autoriteteve ruse.

Lini një Përgjigje

Forcat amerikane dhe britanike bombardojnë rebelët Houthi

Ushtria izraelite vë në shënjestër tunelet e Hamasit në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit