Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka alarmuar në Ukrainë po sulmohet “një pjesë e historisë së shqiptarëve” nga forcat ruse.
Majko ka shkruar se pjesa e Ukrainës e cila gjithashtu po sulmohet nga forcat e regjimit të Vladimir Putinit është “Ukraina që flet shqip”.
“Ushtria Ruse po sulmon qytetin e Odesës! Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet një pjesë e historisë së shqiptarëve. …Eshtë Ukraina që flet shqip! Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave”, ka shkrua Majko, duke publikuar një video të sulmeve ruse në këtë pjesë të Ukrainës.