in

Rusia e sheh ‘Ballkanin e Hapur’ si mjet për ndarjen e Evropës

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski ka reaguar pas anulimit të vizitës së shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov në Beograd.

Bugajski përmes një cicërime në Twitter ka thënë se Kremlini e sheh ‘Ballkanin e Hapur’ si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës.

Kremlini e sheh “Ballkanin e Hapur” si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, ka shkuar Bugajski.

Ndryshe, Sergei Lavrov ishte paraparë sot në arrijë në Serbi, por një gjë e tillë iu pamundësua pasi Bullgaria, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndaluan fluturimin e aeroplanit të tij mbi hapësirat e tyre ajrore.

Lavrov tha se hapësira ajrore është mbyllur nga vendet e NATO-s, në mënyrë që ai të mos mund të shprehë në Beograd mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”, që sipas tij, është iniciativë e Serbisë.

Lini një Përgjigje

Zemërim i madh në Kremlin, pas mbylljes së hapësirës ajrore për Lavrovin

METAFORA E NJË VENDI KU GJITHÇKA ËSHTË E PËRMBYSUR