in

“Rusia do të përfitonte pa dyshim”

Zelensky paralajmëron planin ballkanik të Putinit – eksperti klasifikon rrezikun e luftës

Redaktori Thomas Sabin

Papritur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj paralajmëron për planet e Rusisë në Ballkan dhe flet për një luftë të re. Eksperti i Rusisë i FOKUS, Gerhard Mangott është skeptik, por sheh tensione në rritje në rajon dhe thotë: “Rusia padyshim do të përfitonte prej saj”.

Kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj foli me anëtarët e shtypit në një konferencë për media këtë javë, ai u shfaq i tensionuar. Ai shfaqi gjeste të agresivitetit me gishtin tregues të ngritur dhe vazhdimisht ishte i shqetësuar derisa kjo vërehej në shikimin e tij. Vendi i tij ka 633 ditë që lufton kundër agresorit rus. Por Zelensky po paralajmëron për një luftë tjetër këtë herë dhe po u kërkon partnerëve të tij të jenë më vigjilentë.

“Nëse partnerët tanë nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë përshkallëzime të mëtejshme,” thotë ai. “Kujdes nga Ballkani”, paralajmëron Zelensky. Rusia tani gjithashtu kërkon të hapë luftë atje “për të siguruar një shpërqendrim”, sipas Kievit. Ukraina ka prova të synimit të Rusisë për të shkaktuar një konflikt midis vendeve të Ballkanit, theksoi ai. Zelensky shtoi: “Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan afatgjatë”.

“Asnjë provë, besueshmëri shumë e kufizuar”

 

Ky plan kishte filluar tashmë me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. “Ne jemi të sigurt se Rusia dhe Irani qëndrojnë pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit,” tha ai.

“Megjithatë, nuk ka asnjë provë për këtë dhe vetëm besueshmëri shumë e kufizuar,” thotë eksperti i Rusisë, Gerhard Mangott. “Zelenskyj fillimisht supozon se Rusia e ka nxitur Hamasin për të kryer sulmin terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor”.

Nga njëra anë, Hamasi nuk do ta lejojë veten të shfrytëzohet nga Rusia dhe nga ana tjetër, nuk është aspak e sigurt se Rusia mund të përfitojë nga lufta në Lindjen e Mesme. “Kjo do të ndodhte vetëm nëse lufta do të zgjaste një kohë shumë të gjatë, ose do të shndërrohej në një luftë me shumë fronte,” tha eksperti.

Dy konflikte të mundshme në Ballkan

 

Megjithatë, presidenti i Republika Sprska në Bosnje, Milorad Dodik, është një i besuar i ngushtë i Vladimir Putinit . Në janar 2023, Dodik iu dhurua një medalje nga Putin. Ai gjithashtu mbështet pushtimin rus të Ukrainës dhe kohët e fundit është parë më shpesh në Moskë. Dodik bëri thirrje gjithashtu që Serbia të formojë një shtet të përbërë nga Serbia, Republika Sprska dhe Mali i Zi.

Por edhe në Kosovë, tensionet ushtarake janë rritur sërish në muajt e fundit. Qeveria e Kosovës akuzoi ushtrinë serbe për përgatitjen e agresionit në shtator. Serbia ka vendosur njësi ushtarake dhe policore në 48 baza operative, përgjatë kufirit me Kosovën. Këta mund të sulmojnë nga “tre drejtime të ndryshme”. U pozicionuan gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore dhe artileri të rëndë.

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mohoi për Financial Times çdo veprim të planifikuar ushtarak nga vendi i tij. Serbia nuk do të shkatërrojë përpjekjet e saj shumëvjeçare për t’u bashkuar me BE. “Serbia nuk dëshiron luftë.

“Rusia padyshim do të përfitonte nga kjo”

 

Megjithatë, nëse do të kishte një luftë mes Serbisë dhe Kosovës, Rusia padyshim që do të përfitonte prej saj, është i bindur eksperti i Rusisë, Mangott. Megjithatë, ai aktualisht e konsideron mundësinë e luftës si të menaxhueshme.

Megjithatë, sipas Institutit për Studimin e Luftës, Putin tashmë ka përfituar nga zhvendosja e vëmendjes nga lufta e Ukrainës në Izrael. Që nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme, mbështetja financiare perëndimore dhe mbulimi mediatik janë zhvendosur, të paktën pjesërisht, nga Ukraina drejt Izraelit.

Në çdo rast, Zelensky është plotësisht i bindur se Kremlini do të përfitonte vetëm nëse ndihma ushtarake dhe financiare do të shpërndahej nëpër konflikte të ndryshme. Por këto nuk janë probleme të reja, paralajmëroi ai në konferencën për media. Ka konflikte të vazhdueshme, por ato kryesisht injorohen nga Perëndimi. Dhe kjo mund t´i kushtoi shtrenjtë.

Nga Gjermanishtja: Sh. Ramabaja

 

Lini një Përgjigje

Kosova i kërkon Austrisë huazimin e shpatës së Skëndërbeut, për nder të 17 shkurtit

Berisha po mundohet ta fundos Ramën, Rama po mundohet ta fundos Kosovën, Kosova po shpreson në shpërbërjen e Serbisë?!