in

Rugova: Prishtinës do t'i rrinte mirë një pllakë përkujtimore për Bogdanin

Ibrahim Rugova : “Do të përpiqem që vitin tjetër Prishtina ta ketë diku një pllakë përkujtimore për Bogdanin, pasi eshtrat e tij u zhvarrosën në mënyrën më mizore nga osmanët, ndërsa në kujtesën e kombi ai mbeti i pavdekshëm për lirinë e shqiptarëve dhe me veprën letrare. Pres të vë kontakt me hoxhën e Xhamisë së Madhe, që në murin e saj nga rruga, të lejohet vendosja e pllakës, aty përballë gjimnazit!“ Në ato hapësira mendonte Rugova se është varrosur dhe zhvarrosur Bogdani, pas vdekjes në Prishtinë. Po ashtu, ai ma shpaloi dëshirën për shkrimin e një biografie për Bogdanin… 

Vitin tjetër erdhën vlime të tjera politike. U rrënua me forcë rendi kushtetues i Kosovës nga Serbia në kuadër të asaj federate jugosllave dhe laku i dhunës shtetërore shtrëngohej edhe më shumë për çdo gjë që ishte shqiptare… 

Në dhjetor, në oborrin e Kishës Katolike u ngrit busti i Bogdanit ku u inaugurua nga vetë dora e Ibrahim Rugovës

(Marrë nga “Nga bisedat me Ibrahim Rugovën” të autorit Faruk Tasholli)

Lini një Përgjigje

DITËT E BOGDANIT”Shkup – Prishtinë

At Pjetër Bogdani dhe Lugina e Preshevës!