in

Rugova, estet i Republikës

Foto; I. Rugova, M. Jupolli, Simone Veil

Musa Jupolli

(Kohë me kohën, kohë me Rugovën …)

Rugova ishte personazh i njëshëm për kohën, kishte parime, kishte ide dhe nuk frikësohej, ndaj filozofinë e tij e vuri në çështjen dardane. Ishte dardan dhe e donte Dardaninë.

Rugova kishte një adhurim të veçantë për filozofinë dhe kulturën franceze, zatën edhe ishte studimor në studimet e Roland Barthes, emër ky që ka privilegje të madhe në filozofi dhe ide e kulturë jo veç në Francë. Parisi për Rugovën ishte një shkollë e dytë, çka përkonte me apetitet e tij frymëzuese në punën dhe sukseset e tij ! Në Paris ndihej në shtëpinë e vet dhe këtë kulturë e kishte ushqim shpirti.

Nuk është lehtë të flitet për Rugovën, po është kënaqësi të thuhet se ishte një dardan, një estet i Republikës, një arkitekt i lirisë, po edhe i gjuhës, artit, çka filozofia e tij ishte në shërbim të kulturës shqiptare. Andaj Rugova bëri emër me një filozofi që deri aty nuk ishte parë n ‘Evropë ndoshta edhe më larg !

Rugova fliste n ‘emër të popullit, nuk them se nuk e donte madhërinë emërore, po emri i tij lidhej me emrin e Dardanisë.Në filozofinë e Rugovës nuk kemi urrejtje, ndaj nuk ishte politikan, ishte në shërbim të Atdheut. Ishte perëndimor pa pikë dyshimi : « Refuzimi Estetik », prova më e mirë ku e liga kundërshtohet me « kodin filozofik ».Rugova bëri kthesë edhe në letrat shqipe, një formë e avancuar për kohën, them se :« Është një burrë çfarë ndeshet çdo 100 vjet, ai është shpirti i Kosovës sot » (M.J.) Çështja e Kosovës, Fayard, Paris, 1994.

Takimi im i parë me Rugovën në Paris ishte ai i vitit 1985, në Sorbonne ;Rugova : …Midis viteve 1985 e 1988 intelektualët filluan të ishin më aktivë… (I.R) « Çështja e Kosovës »f.84

Me 1991, në orët e vona të natës i dhashë veti « luksin » dhe i takova Rugovën me Kadarenë ; Biseda e tyre ishte e këndshme, dy pena në bisedë për çështjen kombëtare, në veçanti për Dardaninë.Me themelimin e Shoqatës « AlbaKos » (1987) njoha intelektualë të shumtë në Paris dhe më, kështu pas një kohe themeluam edhe « Comité Kosova » me Antoin Garapon dhe Olivier Mongin (Drejtor i revistës dhe filozof), pra me 1990 !Këtu Rugova ndihej i lirë në lirinë e fjalës për Dardaninë. « Comite Kosova » arriti ta njoh Rugovën me personalitete të shumtë politike e intelektual, e deri te Presidenti Chirac, po edhe diplomën HONORIS CAUSA, lajmin e të cilit e kisha dhënë vetë « Ky është lajmi më i mirë që ka marrë shtëpia jonë deri më sot » me thonë fjalët e ardhura nga shtëpia e Rugovës » !

Rugova vazhdon të jetë edhe sot emër në Paris, me filozofinë e urtësisë, me qëndrimet e tij për Dardaninë e pavarur : « Dardania duhet ta fitojë lirinë e saj, Dardania është pjesë e Evropës, populli shiptar është ndër të parët e këtij kontinenti » thoshte Rugova ! Adhurim të veçantë kishte për filozofët dhe intelektualët siç : André Glouckman, Paul Riceur, Pascale Brouckner, Alain Finkelkraut, Bernard H. Levy, dhe për të pa ndashmit e mi Anton Garapon dhe Olivie Mongin.

*Roland Barthes :»Ne kërkim të kohes së humbur » si dhe « Fragmente të një diskursi të dashurisë » ishin mishërim i filozofisë së Rugovës, i angazhuar jo vetëm për « reforma politike » ,po edhe frymëzim, një senatorium figurash, ideshë për një shoqëri t’harmonishme..Semiolog, eseist, zbërthyes i të menduarit në dialog me shumsin, andaj mund të them se Rugova ishte në dialog me shumsin, shumsin e ideve tona, që të mirret forma e duhur …

*Në librin « Essai critique » ( R.B.) gjejmë refleksione mbi teatrin dhe literaturën, siç ke autorë klasik : Voltaire po edhe Baudelaire, Brecht n’aktivitete të strukturalizmit.Në semiologjinë eseiste merr tenorin e lëvizjeve intelektuale, kritikën në dëshmi, paraqitejt në revitsta, elemente të historisë, teorinë politike, kohë e modernizimit me një kritikë të Re, abstraktizmi në anën tjetër, jo ideve si modë, po i një sistemi t’folurit jo veç  semiologjisë që nuk ishte e lehtë për deshifrim.

Rugovës i thanë, dhe e quajtën : « Shpresa e Dardanisë », « Gandi i Ballkanit », « Ardhmëria e Dardanisë », « Flamuri i Dardanisë », zatën « Flamuri i Rugovës » simbolozon Diellin, çdo të thotë Lirinë, pastaj Plisin me ngjyrën e bardhë, kjo n‘origjinë nga antika. Rugova ishte një adhurues i antikës, e kishte zbërthyer atë, Çabej do të thantë “Palcën e kombit”, ashtu siç zbërtheu dhe u brumos me filozofinë e Pjetër Bogdanit, Pjetër Budit, Jeronim de Radës, një filozofi që kishte zanafillën ke pellazgët! Po Rugova ishte i mveshur edhe me ide të reja, për një jetë bashkëkohore që kalonte nacionalizmat e verbër, sidomos ata të Ballkanit , po edhe më tej …

Paris, kohë me kohën , kohë me Rugovën …

Lini një Përgjigje

I riu nga Kosova gjen kuleten e Meril Stripit

Kosovë a Dardani?