Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrotullimit të një autobusi në fshatin Babush të Ferizajt, raporton Express
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në rrugën që çon drejt fshatit Mirash të Ferizajt.
Autobusi ka rrëshqitur në rrugë.
“Rreth orës 18:50, ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën që çon për fshatin Mirash të Ferizajt nga rruga magjistrale Ferizaj – Prishtinë, fshati Babush, ku një autobus i udhëtarëve me targa vendëse ka shkaktuar vetaksident (ka rrëshqitur) me këtë rast është lënduar një person dhe është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj”, ka thënë policia.
Tre persona kane kërkuar ndihmë në emergjencë me lëndime të lehta”, ka bërë të ditur policia.