in

Rroftë piktori, poshtë piktori!

Sherif Ramabaja

Populli shqiptar është me fat. Dikur e kishte xhaxhin Enver i cili ishte lideri i vetëm botëror, (si sot Kim Jong – un) i cili i sfidonte dy superfuqitë e planetit. Kjo ishte një krenari për shqiptarët, në luftë me dy superfuqitë. Këtë se arrinte dot askush, përpos xhaxhit Enver.

Po sot? Mund të themi se sërish jemi me fat. Nga gjiri i popullit shqiptar lindi sërish një yll. Ai ishte basketbollist (i dështuar). Sapo e përfundoi karrierën në sport iu qas artit. Ia merr mendja, se u bë piktor i njohur, t´ia kaloi edhe Picasso-s. Karrierën e vazhdoi në gazetari, por me Kurbanin arriti të bëhej edhe autor.

Megjithatë ende ishte duke gjurmuar dhe pas një mëngjesi i lindi ideja, pse mos t´i futej politikës. Për një kohë të shkurtë arriti që ish partinë e xhaxhit Enver PPSH, sot PS ta transformoi në agjendë të tij personale. Nga ky moment e filloi ngjitjen. Kishte edhe strategji të përpunuar për ngritje personale. Kërkoi bashkim kombëtar dhe në mes të Beogradit e mbrojti pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët mbetën të shtangur. Menduan se lindi Gjergj Kastrioti 2.

Po ç´ndodhi? Askush nuk ka përgjigje. Piktorin e kishin hipnotizuar. Shqiptarët nuk e njihnin. Ndryshoi për 180 shkallë. U bë më internacionalist se vetë internacionalistët. U bë më leninist se vetë Lenini, u bë më enverist se vetë Enveri. U bë më evropian se vetë EU, u bë më amerikan se vetë presidentët amerikan. U bë më serb se vetë serbët, u bë më grek se vetë grekët. Me një fjalë u bë gjithçka, po nuk mbeti shqiptar më.

 Nga zhgënjimi shqiptarët e Kosovës filluan ta krahasonin me Esad Pashën e Rrahman Morinën, njësoi vepronin edhe shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, diasporës, opozita në Shqipëri dhe kudo që kishte shqiptar.

 Piktorit aq i bënte se çmendojnë për te shqiptarët. Ai e mori drejtimin e tij përfundimtar. Vizioni i tij ishte rajoni, Evropa, perëndimi, e ardhmja e njerëzimit etj. Në planin e brendshme u orientua vetëm në partinë e tij, pa i harruar fushat e pëlleshme me kanabis dhe tenderizmin. Ato ishtin alfa dhe omega për te. I aktivizoi patronazhistët që me militantizmin e tyre t´ia siguronin pushtetin në të gjitha zgjedhjet. Aktivitetin e thelloi në mediat sociale, si fushë e re në fshirjen e trurit. Piktori nuk pushonte, por punoi tutje fuqishëm në planin kombëtar. E arriti thuaja marrëveshjen e detit me Greqinë. U mor me rrëzimin e kalbur të Teatrit Kombëtar, asnjëherë duke mos e harruar as Kosovën.

 Së pari me Thaçin dhe Vuçiqin e kishin të gatshëm planin për ndarjen e Kosovës: me dështimin e tij, gjurmë të pashlyeshme bëri me Vuçiqin, në themelimin e Ballkanit të Hapur. Ky ishte vetëm fillimi se pastaj e hartoi edhe draft statutin mbi Asociacionin e Veriut të Kosovës, kuptohet pa dijen e Kosovës, të cilin ua paraqitë fuqive vendimmarrëse, Gjermanisë e Francës.

Në momentin që shqiptarët e Kosovës nuk shkonin pas hapave të tij, Veriun e Kosovës e quante tokë të askujt, apo Vuçiqin e merrte në mbrojtje nga shqiptarët dhe perëndimi. E kritikonte politikën shtetërore të Prishtinës zyrtare duke u rreshtuar në anën e Beogradit.

 Për inati të shqiptarëve, ftonte këngëtar racist nga Serbia dhe i dekoronte me çelësin e Tiranës etj. Pa marr parasysh se ç´vepronte, gjithnjë pas tij qëndronte LP e Kosovës dhe PD e Thaçit (që të dyja lëvizje enveriste).

Derisa Albin Kurti e vuri Veriun nën kontroll, piktori doli sërish në skenë: Prishtina po e izolon vendin. Ajo duhet ti kryej detyrat e veta ( e kishte fjalën për Asociacionin).

 Derisa me tërë forcën, së bashku me Thaçin, angazhohej për themelimin e Gjykatës Speciale, sot po organizon tubim në Tiranë kundër saj. Kush mund ta kuptoi piktorin: dje antishqiptar, sot kombëtar. Nesër… monster?

Mars – Rover (Satirë)

Hamasi ka filluar të vrasë në masë palestinezë

Putin në telefon i ofroi Trumpit fundin e luftës