in

"Rreziku" nga muxhahedinët iranianë në Shqipëri

RTK Prime ka realizuar një emision në kampin Ashraf, i cili gjendet në Manzë të Durrësit, në të cilin janë të strehuar 2500 muxhahedin. Këta të fundit dyshohet të kenë kryer sulme kibernetike në disa periudha të ndryshme kohore kundër Iranit. Policia shqiptare, ditë më parë, ka kryer një kontroll brenda kampit duke sekuestruar 96 njësi kompjuterike, rreth 50 laptopë dhe tabletë.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, në një intervistë për “RTK Prime” ka deklaruar se policia shqiptare gjatë aksionit nuk ka përdorur dhunë ndaj muxhedinëve dhe ditën e aksionit u tregua profesionale. Softa ka deklaruar se nëse vërtetohen akuzat ndaj muxhahedinëve ata përbëjnë rrezik të madh për sigurinë e Shqipërisë.

Softa: Po të vërtetohen akuzat kjo qendër kthehet në një shkallë rreziku shumë të madh për sigurinë kombëtare

“Kjo qendër, sipas këtyre informacioneve që i kemi, shqetësim që paraqesin vetë amerikanët, kthehet në një shkallë rreziku shumë të madh për sigurinë kombëtare por mund ta cenojë edhe sigurinë e brishtë në Ballkanin Perëndimor. Jemi në një situatë shumë komplekse pas ngjarjeve apo luftës në Ukrainë. Shumë aktorë gjeopolitikë kanë ndryshuar dhe janë bërë me të ndjeshëm ku të paktën Ballkani është një nga shqetësimet e amerikanëve që lidhet edhe me vetë sigurinë kombëtare të vetë amerikanëve e jo më të shqiptarëve që jemi brenda këtij territori”,ka deklaruar Softa .

Avokatja e muxhahedinëve të MEK, Margarita Kola për “RTK Prime” ka thënë se muxhahedinët e kanë quajtur provokim aksionin e policisë, pasi përkonte me përkujtimin e viktimave që u vranë duke bërë rezistencë.

Kola: Policia përdori dhunë pa asnjë nevojë, prokuroria duhet të nisë hetimet

Sipas Kolës policia përdori forcë të panevojshme ndaj muxhahedinëve duke marrë çfarë ka dashur.

Avokatja e muxhahediëve ka deklaruar se Prokuroria e Durrësit duhet të filloj hetimet për rastin e vdekjes së personit ditën e aksionit.

“Nuk ishte mandati që të demonstrohej forcë sepse nuk u shërben as vetë hetimeve. Mandati ishte vetëm për të vajtur dhe kontrolluar kompjuterët pra policia do te duhej t’i qëndronte mandatit siç bëri edhe herëve të tjera. Suke u bërë këto kontrolle në pika të ndryshme merret vesh se një person ka vdekur për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës këtu pastaj ka filluar iritimi i situatës sepse këtu tani të dalim në anën emocionale është vrarë një njëri dhe ka qenë pastaj e vështirë të menaxhohet situata për shkak se policia kishte filluar përdorimin e dhunës dhe këta po përgjigjeshin duke i thënë policisë largohuni nga kampi’”, ka nënvizuar avokatja Kola.

Gazetari hulumtues Artan Hoxha, për “RTK Prime” ka dhënë detaje të reja mbi aksionin e Policisë së Shtetit. Hoxha ka deklaruar se personat të cilët jetojnë brenda këtij kampi janë të rrezikshëm, pasi aty brenda ka njerëz të stërvitur ushtarakisht. Lidhur me vdekjen e personit brenda kampit për të cilin muxhahedinët akuzojnë policinë shqiptare se vrau gjatë aksionit, Hoxha ka deklaruar se ai kishte vdekur para aksionit të policisë.

Artan Hoxha: Fat i madh që muxhahdinët në kamp nuk kanë armë, sepse me përgatitjen që kanë mund të kishim pasoja të mëdha

“Dyshohet se disa nga sulmet që mund të jenë bërë ndaj Shqipërisë ndaj institucioneve të sigurisë dhe medieve mund të jenë bërë edhe nga ata, sepse ka pasur zyrtarë që nuk u ka pëlqyer në qëndrimin e vet dhe ata kanë piketuar brenda administratës shqiptare personazhe që, sipas tyre, nuk ishin të besueshëm. Saktësisht se çfarë kanë bërë ata, ne do ta marrim vesh kur do të hapen serverët. Ne e pamë që ngjatë ndërhyrjes në kamp, një pjesë e tyre u përballë me policinë dhe një pjesë tjetër u mor me zhdukjen e provave”, tha Artan Hoxha.

RTK ka arritur të filmojë brenda kampit dhe të intervistojë përfaqësuesit e muxhahedinëve lidhur me aksionin.

Ata e akuzojnë policinë e shtetit shqiptar se gjatë këtij aksioni përdorën dhunë dhe, sipas tyre, nga përdorimi i sprejit humbi jetën një person.

“Ne nuk kemi bërë asnjë sulm kibernetikë ndaj askujt dhe as ndaj Iranit. Të gjitha këto janë gënjeshtra nga regjimi i Iranit për të na i prishur raportet me qeverinë shqiptare. Fatkeqësisht duket se ata kanë pasur sukses në këtë fushatë dezinformimi. Kur një person u vra dhe lajmi i shpërnda në të gjithë kampin se policia vrau një person, të gjithë banorët e kampit ishin dëshmitarë. Ne ishim bashkë më zëvendësshefin antiterror në spital, trupi ishte aty dhe doktorët përpiqeshin ta kthenin në jetë, por nuk mundën. Arsyen të gjithë e dinë në kamp, se ai vdiq nga asfiksia e sprejit” ka deklaruar Behzad Saffari mbikqyrës i kampit të opozitës iraniane.

RTK

Lini një Përgjigje

Nga dokumentet serbe, 1913 – "Shfarosni arnautët katolikë"

Aktiviteti politiki i Said Kryeziut !