Shkruan: Shabi Rekaj
Elaborati famkeq serb „Naçertanja“, nga viti 1844, i themeluar nga Ilia Gerashanini dhe i vazhduar nga Qubrilloviqi, e Millosheviqi, që në makinerinë e bërthamën e tij qëndron termi “PYKË” në histori që kanë përdorë shumë perandori botërore. Edhe ky Elaborat u përdorë ndaj kombit tonë, si “Tokë e djegur”, largim i popullsisë, e që ne e përjetuam edhe në luftën e fundit mu në mes të Europës.
Shteti serb është krijuar në bazë të gënjeshtrave , ketë edhe vetë serbët e pranojnë se Serbia është formuar nga gënjeshtrat e bazuar ne katër shtylla
1. Akademia e shkencave;
2. Kisha ortodokse, kokën të lidhur në Moskë;
3. Ushtria e rregullt dhe formacionet paramilitare:
4. Qeveria që bënë ekzekutimin e gënjeshtrave.
Në këtë Elaborat,në themelet e tij qëndron zhurma, pas zhurmës vije propaganda, pas propagandës vjen mjegulla e pas mjegullës dihet për ujkun.
Po i marrë vetëm dy shembuj: Vitet e 90 ta një serb nga Gjilani futi shishen ne b…thë, ku për ketë u akuzuan” seperatistët e irredentistët shqiptarë”. Zhurma bashkë me propagandën dhe mjegullën shkuan deri në OKB; ku për këtë u maltretuan shumë shqiptarë. Në fund na doli se serbit iu kishte kruar prapanica dhe vet e kishte bërë.
Rasti tjetër në luftën e fundit në Kosovë, rasti “Panda” ku të rinjët serb nga Peja, vet serbët i kishin vrarë, u propagandua se shqiptarët i kanë bërë këto vrasje. Për këtë zhurmë, propagandë, e mjegull kundër nesh u sakatasen dhjetëra e dhjetra të rinjë shqiptar nga policia serbe .
Në Elaboratin Serb, thuhet se: „Ne serbët duhet të gënjejmë 40 herë për ta mbytë një të vërtetë shqiptare“, kurse ne nganjëherë ngurrojmë të vërtetën ta propagandojmë. Këtu qëndron kundëvështrimi i realitetit tonë. Ne në vend se të bëjmë dialog me Serbinë për 40 000 km katrorë të humbura gjatë vitit 1880, nga Shën Stefani e Kongresi i Berlinit, (që në Lidhjen e Popujve sot OKB, ekzistojnë dokumentet për humbjen e territorit), sot ne kemi hy në dhëmbzorët e makinerisë të Elaboratit serb në dialogun për Kosovën.
Para disa ditëve Kadareja në një postim në një gazetë apeloj që të ribotohet ky elaborat famëkeq, nga Akademitë tona. Ky elaborat i ka diku rreth 50 faqes, dhe është e mundur që ndonjë politikanë i yni mos ta ketë lexuar?. Unë si historian mendoj qe “Naçertanja” të futet në planprogramin e shkollave qe nga kl e V fillore, dhe le të shërben për gjeneratat e reja.
Lufta e popullit tonë nuk ka filluar dhe nuk është zhvilluar e udhëhequr vetëm nga UÇK- ja,ajo ka filluar para shumë shekujsh dhe ka zgjatë deri në ditët e sotme, ani pse tani në formë tjetër Mos të harrojmë se për çlirim definitiv, na ndihmuan SHBA-ja bashkë me shtetet perëndimore..
Me 17 shkurt 2008 Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur demokratik, e pranuar prej 115 shteteve botërore. Ky është kompromisi i fundit i yni, ngase kompromisi e sakrifica e madhe dhe më e rrezikshme qëndron, tek identiteti i emrit, nga shqiptar në “kosovarë”. Termi Kosovë është term sllavë, në zbulimet e fundit nga historianë shqiptarë e ndërkombëtarë është vërtetuar ky term edhe nga Elena Kocaqi e të tjerë. Serbia pas disa viteve mundë të deklaroj se këtu nuk ka pas shqiptarë po vetëm “kosovarë” (Kosova i Metohija), Shqiptarët janë në Shqipëri.
Një kujtesë e viteve 90 ta, kur presidenti Rugova e bëri refren “Kosova shtet demokratik, me protektorat ndërkombëtarë“, pra ishte një realitet në atë kohë. Mirëpo, përsëritja e shpeshtë e një qëllimi madhor ishte në kundërshtim me interesat dhe gënjeshtrat e ëlaboratit serb
. Më besoni në vitet e fundit ka shumë zhurmë në mediet elektronike dhe rrjetet sociale, e sidomos tash në javët e fundit. Debate politike, moderatorë të shumtë, zhurmë pa kufi, që në dy anët e shteteve tona bëhet shumë zhurmë për këtë dialog, e për ndryshim te kufijve të shtetit tonë të brishtë. Aq shumë po flitet për Serbinë dhe udhëheqësit e saj, sa që as në kohën e Millosheviqit nuk është bë zhurmë aq e madhe. Mëkat i madh për ne, atë që e fituam me gjak ndofta do të bëhet ndonjë GABIM që të qon në tradhti.
Ju lutem sa më pak te flitet, shkruhet për serbët, aq më mirë do i kemi punët. Ku mundemi ne të presim, njohjen nga Serbia, kur përveç këtij elaboratit famëkeq kundër nesh, Serbia ende e ka Kosovën në preambullën shtetërore. Ky është një mashtrim i radhës sikurse ndodhi me demarkacionin.
Idetë dhe mungesa e Tryezës se rrumbullakët e udhëhequr nga A SH A K
Thuhet, njerëzit e thjeshtë flasin për njëri tjetrin, njerëzit e mesëm flasin për punë,
kurse njerëzit e mençur flasin për ide.
Idetë mundë të jenë të llojllojshme, ka ide qe rrjedhin nga individi, subjekti politikë, mirëpo mundë të mos jenë të qëlluara, apo të gabuara, dhe për këtë duhet shtjelluar, duke studiuar, kohën, hapësirën, momentin, politikën e diplomacinë. Nëse këto nuk qëndrojnë të lidhura me njëra tjetrën atëherë ideja mund të jetë e gabuara, plus nëse nuk bëhen gjërat 100% transparente?. Nëse nuk mbahet një tryezë e rrumbullaket, së bashku me Akademinë e shkencave të dy shteteve tona, nuk do të ketë suksese asnjë ide , sidomos kur të bëhet fjalë për çështjen tonë Kombëtare.
Populli është „SOVRANI“, sovrani i jep votën delegatëve të Kuvendit, Qeveria ekzekuton vendimet, kryetari i shtetit mbron kushtetutën e shtetit. Të gjitha këto institucione duhe t të jene „SHERBËTORË TË SOVRANIT“. Ai që del jashtë këtyre suazave për çështje madhore kombëtare, bënë gabime të mëdha..
, O Ju politikanë të Kosovës, është koha urgjente të ulemi të qetë, të punojmë pa inate, të radhitemi e të rreshtohemi së bashku i madh e i vogël për kauzën tonë kombëtare. ta bëjmë një Platformë shtetërore, sepse ja kemi borxh brezave që po vijnë, ja kemi borxh kryeheronjve, heronjve dëshmorëve, martirëve të popullit tonë aq të vuajtur me shekuj.
Sipas mendjes sime, kam dëshirë të jem i gabuar, por ,situatat te cilat janë krijuar në vendin tonë, përveç zhurmës e propagandës që na ka pushtuar, gjendemi në një „Mjegull shumë të errët“ dhe mos të habitemi ngase mund të na ndodhë te presim Ujkun. I cili mund të sakatosi kopenë.
Autori, Shabi Rekaj, jeton në mërgatë dhe është profesor i historisë.


