Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook, ka treguar se Thesari ka ekzekutuar sot pagesat e rimbursimit për koronavirus ndaj 3 mijë qytetarëve të kësaj komune.
“Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listes 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore.Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në webfaqen e Komunës!”, ka shkruar Ahmeti.