in

Rreth ndalimit të përdorimit të pijeve alkoolike nëpër stadiumet e futbollit

Pashk Dushi

Ditëve të fundit po bëhet bujë e madhe, rreth vendimit për ndalim të përdorimit të alkoolit, nga ana e FFK-së, nëpër stadiumet futbollistike dhe kësaj here, konkretisht në ndeshjet e kombëtares së Kosovës, në futboll.

Kjo temë po e interpretohet në mënyra të ndryshme, por sipas logjikës së shëndoshë, mendoj se ky vendim është shumë me vend.Jo sa për shkaqe të besimeve fetare, por për shkak të tifozëve emocionalë, të cilët në shumë raste mund të kalojnë në tifozllëkun extrem edhe pa e përdorë alkoolin, kurse nën ndikim të tij, këta mund të kalonin në një ekstrem të dyfishtë, pra, me sjellje huligane, nga emocionet dhe nga përdorimi i tepërt i alkoolit.

Ka mjaft vende të caktuara për përdorim të pijeve alkoolike dhe jo pikërisht nëpër fushat e futbollit, aty ku njerëzit shkojnë për të shikuar lojë e për t’u argëtuar dhe jo që të shofin „shfaqje teatrale“ të njerëzve të alkoolizuar!

Në një proverb të vjetër, thuhet: „Më mirë të evitohet, se sa të sanohet“. „Sanimi“ eventual, mund të kushtojë shumë shtrenjtë.

Lini një Përgjigje

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë Gunther Fehlinger, nderime para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova

Papa Francesku shtrohet në spital/ Kishte vështirësi në frymëmarrje