in

RREFIMI I PLAKUT PER MBESEN

Nga Bardh Nengurra   

Takova nji plak shqiptar. E njof qe 25 vjet por nuk kemi pas kontakte si zakonisht kemi neve shqiptaret ne mergim. Mirepo kur jemi takue cdohere jemi pershendete. Ky asht andej i nji fshati nga rrethi i Prishtines. Ka dy djem dhe dy vajza. Njenen vajze e ka te martueme per nji shqiptar nga Shqipnia dhe jetojne diku ne Oslo. Vajza tjeter jeton ketu ne te njejtin qytet ku asht edhe baba i saje. Djemt poashtu jetojne kendej pari ne nji qytet te afert. Grueja i ka vdek para 5 vjetve dhe plaku jeton fikall vetem ne nji garsonjere te vogel.

Sot e takova dhe menjihere filloje te me tregon hallet e veta. O Bardh shoqi , keq i kam punet bre.Po pse i them une  hajt se mire bahet, mendo qe ka edhe ma keq.Po po e di. Pash Zotin mos mu idhno, por du me te tregue dicka. Hajt fole shlire, po te ndegjoje i them une.Ti kur pate ardhe ne kete qytet me familje menjihere u pate konfrontue me neve qe ishim ketu dhe asnjihere nuk ndryshove mendjen. Na i kishim shkollat per mesim plotesues ne gjuhen Shqipe, por dikush lypke me hap xhami. Ti ishe kunder xhamise dhe ishe i vetmi qe pate reague ashper. U hap xhamija, erdh imami nga Kosova, por i shkolluem ne Arabi diku. Nuk vonoj dhe Shkolla Shqip u mbylle. Vajza ime e vogla ishte ne shkolle kur ai rrugaqi prej Mitrovice i vardiset dhe e mashtron dhe pa i ba 17 vjet ma mori vajzen. Nuk isha dakort, por thash, hajt nasht, e re po, por mire qe u martue me shqiptar. Mirepo ai ja filloje me shkue ne xhami, shkonte edhe ne xhamija te arabve e somalezve. E leshoj mjekrren, i shkurtoje pantollonat dhe u ba fetar xhihadist. I tha vajzes time; ti je grueja ime dhe duhet te mbulohesh me hixhab, te agjerosh dhe te falesh namazet. Vajza e kundershton, ai fillon ta dhunoje, ta rraf e maltretoje. Nuk i bante fare pershtypje se tash i kishin edhe dy femije, vajzen e vogel dhe djalin e posalindun.

Nji dite e rraf aq keq sa don ta mbys, por fati qe nji norvegjeze kojshi ndegjon piskama dhe lajmeron policine. Ne secondat e fundit pa dhan shpirt para femijve arrin policia dhe e shpeton. At qen e arrestojne dhe vajzen time me femije e moren e larguen diku ku as na prindet nuk e dijshim se ku.Jetoje ajo vetem, i rriti vajzen dhe djalin, por posa ata i mbushen 18 vjet dolen nga perkujdesja e nanes dhe filluen jeten e pavarun. Ketu pastaj edhe bijne ne kontakt me baben e tyne. Dhe a din cfar ndodhi o Bardh shoqi?! Jo nuk di i them une.

Ai qeni muxhahidin jau mbush mendjen vajzes dhe djalit qe ata te praktikojne fene islame. Dhe mbesa ime u mbulue me hixhab u ba si arabkat e Riadit, por  ndegjo ti cka ka ndodhe. Ajo u martue me nji cecen, me rus musliman mu ka martue mbesa o Bardh shoqi. Po ma burr i fort isha kan t’ish martue me nji shka bre he medet per mue cka me ka ba vaki. U ndal pak, nxori faculeten dhe fshiu lotet qe i shkonin rreke faqeve te ti plot rrudha. Mbeta gojehapun, s’disha cka ti them.Ai mori thelle fryme dhe me tha. Ma ban hallall se ta mora kohen, por spo kam me kend te flas e ta shfryej barkun. Plasa per se gjalli.Eh sa i menqem ishe ti qe kundershtojshe hapjen e xhamise. Une xhamise ja pava sherrin, mu shkatrrue familja, jam mbet fikall vetem si i shkrete.Me merziti rrefimi i Plakut. E perqafova dhe i urova dite te mire dhe me te shpejt ika ne shtepi .

Sarpsborg; 25. 08.2022

Lini një Përgjigje

Mbreti Faruk

Kandidatja favorite për kryeministër në Angli mesazh Putinit: Do ta shtyp butonin e armëve bërthamore