in

Rrëfimi i gjatë i Januzajt për largimin nga Manchesteri

Adnan Januzaj është futur në vitin e katërt tek skuadra spanjolle Real Sociedad.

Ylli nga Kosova kishte bërë emër të madh në Manchester United, kur kishte debutuar me Sir Alex Ferguson e pastaj vazhdoi shkëlqimin edhe me David Moyes.

Por me ardhjen e trajenrit Louis Van Gaal, qëndrimi i kosovarit në Old Traford u vështirësua shumë, ku ishte huazuar njëherë në Borussia Dortmund e një tjetër sezon tek Sunderland.

Megjithatë vështirësitë për të luajtur bën që United ta shes istogasin në Real Sociedad për 8,5 milionë euro në vitin 2017.

Januzaj tani do të përballet për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tij në Ligën e Evropës, në një ndeshje që do të zhvillohet në Torino për shkak të masave të rrepta që ka Spanja në lidhje me coronavirusin.

Reprezentuesi belg ka folur për ESPN, ku ka deklaruar se nuk ka kujt t’i dëshmohet në përballje me Unitedin, pasi dëshiron ta mposhtë skuadrën që e do.

“Unë nuk kam arsye t’i dëshmohem askujt, sepse i di cilësitë e mia. Thjesht nuk kam pse t’i tregoj askujt se sa i mirë jam, duhet të besoj në veten time, të luaj lojën time dhe të jem i lumtur”, ka deklaruar Januzaj.

“Jam me të vërtetë i lumtur që do të përballem me klubin që e dua. Kur të jem në fushë nuk do të ketë miqësi, sepse tani luaj për një klub tjetër dhe gjithashtu dua ta fitoj ndeshjen. Unë dua të shkoj me ekipin tim në rrethin tjetër”, ka vazhduar Januzaj.

Lini një Përgjigje

Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Kosovë

Oferta e Haradinajt për Kurtin dhe premtimi për Vjosa Osmanin