in

Roza (Xhuxha) Anagnosti

Mevlan Shanaj                        

Fillimet e kinemasë shqiptare vijnë me portrete të bukura. Kështu ka ndodhur në historinë e shumë vajzave që zbuloheshin nga ekrani si amatore dhe më tej rriteshin profesionalisht si aktore të vërteta. Le të kujtojmë Roza Xhuxha, Yllka Mujo, Raimonda Bulku etj. Roza fillimet i ka kur ishte 20 vjeçe me një portret tronditës bukurie.” Detyrë e posaçme” më pas “ Toka jonë” . 

Nuk zgjati shumë si Roza Xhuxha se pas filmit “ Komisari i Dritës” u bë Anagnosti!Prej asaj kohe Roza do të vazhdonte të ishte protagoniste në radhë të parë në filmat e Anagnostit si “ Plagë të vjetra” dhe më tej kulmon me “ Mësonjtoren” Lëvizja nga Shkodra ku kishte hedhur hapat e para në skenë e rritën në Teatrin Popullor të Tiranës duke u bërë një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit në një rivalitet të shumë mjeshtreve të skenës. Gjthënjë në rritje me angazhim sa në teatër edhe në kinema. Ishte koha që Shekspiri fliste ëmbël shkodranishten e Rozës së bukur!  Ishte koha që regjisorët e kinostudios krijonin çiftet e suksesit në ekran, ishte koha e Rikard Ljarjes dhe Roza Anagnostit! Ishte koha e lavdisë së prodhimit të filmit shqip. Ishte koha që Roza ishte simboli i gruas shqiptare dhe për më se 50 vjet mbeti si një model i adhurimit! 

Fama nuk e tjatërson artisten përkundrazi i dha dimensione sociale duke u bërë shëmbull i së bukurës , i së vërtetës! Në këtë përvjetor i uroj freski dhe ja ta kemi kështu siç është veçse e mirë pa asnjë mëdyshje mirësia vazhdon pambarimisht të rritet! Jetë të lumtur Rozë!

Lini një Përgjigje

Akademiku maqedonas: “Mungesa e shqiptarëve të krishterë në Maqedoni, fat për ne”

Intervistë me Dritan Abaz( i )-( 0 ) viq, zv.kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi