in

Robertson: Krenar me atë që bëmë dhe për të sotmen e Kosovës

Lordi George Robertson, ish-ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në fjalimin e tij për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, kujtoi angazhimin e tij, së bashku me homologët e tij nga Gjermania, Franca, SHBA-ja për ngjarjet në Kosovë.

“Si ish-sekretar i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me homologët tjerë nga Gjermani, Franca, SHBA-së biseduam se çfarë po ndodhte në Kosovë. I konsultuam strukturat e Inteligjencës dhe raportimet e medieve dhe dëgjuam lutjet e njerëzve nga malet dhe ne dinim se vetëm ju e dini se çfarë ndodhte këtu në atë kohë. E dinim se diçka duhej të ndodhte se diçka duhej të bëhej që gjithçka të ndalonte. E dinim se Kombet e Bashkuara ishin të paralizuara nga vetot e Rusisë dhe Kinës. E dinim se diçka duhej të veprua së bashku pavarësisht të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, por ne e dinim gjithashtu se mosveprimi ynë do të lejonte që Milloshviqi të vazhdonte edhe më tej spastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Robertson tha se pas 78 ditë të bombardimeve, u panë rezultatet dhe objektivi i NATO-s u plotësua.

“Ne dinim çfarë duhej të bëhej dhe e bëmë dhe 78 ditë më vonë ne pamë objektivin tonë të plotësuar. Ushtria e Milloshveiqit u largua, NATO-ja hyri dhe refugjatët u kthyen në shtëpi”, tha ai.

Ai mes tjerash u shpreh krenar për atë se çfarë ka bërë atëherë dhe krenar të për të sotmen, në një Kosovë shumetnike, paqësore në zemër të Evropës.

Lini një Përgjigje

Klinton risjellë momentin kur e kishte shpallur luftën të përfunduar në Kosovë

Satirë: Berisha më në fund e fitoi vulën!