in

Robert Lewandowski shpallet lojtari më i mirë i vitit

Robert Lewandowski i ekipit gjerman Bayern Munich është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga Federata Botërore e Futbollit – FIFA, duke mundur fituesin e vitit të kaluar Lionel Messi dhe lojtarin tjetër, Cristiano Ronaldo.

Lojtari 32-vjeçar polak ka shënuar 55 gola në vetëm 47 ndeshje në sezonin e fundit.

Mbrojtësja e ekipit Manchester City, Lucy Bronze ka fituar çmimin e lojtares më të mirë në botë, në kategorinë e grave.

Fituesit janë shpallur bazuar në nominime të kapitenëve të ekipeve kombëtare dhe trajnerëve, përmes një procesi online të votimit dhe 200 përfaqësuesve të mediave. Kjo është hera e parë që Lewandowski ka fituar këtë çmim.

“Nëse fitoni një çmim të tillë dhe ndani titullin me Messin apo Rolandolon, kjo është e pabesueshme dhe vlen tejet shumë për mua”, ka thënë ai.

Trajneri i ekipit Liverpool, Jurgen Klopp është shpallur trajneri më i mirë i ekipit të burrave për të dytin vit me radhë,

“Jam i shokuar”, ka thënë Klopp.

Lini një Përgjigje

Gjykata e Katanias rikthen në qeli bosin e drogës, Moisi Habilajn

Shpallet në kërkim djali i çiftit shqiptar që u gjet i masakruar në Itali