in

Robert Gajda: Policia ka përdorur dhunë, Komiteti Teknik të reagojë për gazin lotsjellës

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri, zoti Robert Gajda, u shpreh në Euronews Albania se pjesëmarrja e të miturve nëpër protesta është diçka shumë e mirë, një kulturë e mirë.

Por, z.Gajda theksoi se duhet të injektohet një kulturë proteste dhe jo të përdoren akte dhune, të cilat më pas ndiqen si modele edhe nga të rinj të tjerë.

“Në një këndvështrim të parë është një gjë shumë e mirë që të rinjtë të marrin pjesë nëpër protesta, është kulturë e mirë. Gjëja që ka shqetësuar është pjesëmarrja e të miturve në akte dhune në protesta. Kjo ka krijuar një shqetësim, sepse është vërtetë që e drejta për të protestuar është një e drejtë në vetvete, por nuk ka kushtetutë dhe ligj që të mbrojë akte të dhunshme në protestë. Në vend që të injektohet një kulturë proteste, ajo kthehet në akte dhunë dhe kjo kthehet në model shumë problematike që kanë ndikime shumë negative tek të miturit. Nuk është keq pjesëmarrja e të miturve në protesta, duhet të mësohen me kulturën në protesta. Dhuna në protesta dhe pjesëmarrja e të miturve në akte dhune në protesta, kjo pastaj fillon krijon probleme”, u shpreh ai.

Z.Gajda nënvizoi se në protestat e fundit është vënë re një tejkalim i përdorimit të dhunës nga ana e policisë.

Sipas tij në këtë kohë pandemie nuk mund të përdoret gazi lotsjellës dhe për këtë duhet të reagojë Komiteti i Ekspertëve.

“Unë mendoj që edhe organet e policisë vendosen në një situatë të vështirë, e cila do të duhet të menaxhohet ndryshe nga protestat ku marrin pjesë te rinj, apo njerëz të tjerë. Pjesëmarrja e të miturve komplikon situatën. Patjetër që nga njëra anë janë akte të dhunshme, nga ana tjetër policia do të duhet të ruajë rendin publik. Ajo që është parë është që ka pasur tejkalim të përdorimin dhunës nga ana e policisë në raste të ndryshme. Përdorimi i gazit lotsjellës i pakontrolluar sjell shqetësime të mëdha si për protestuesit por edhe për banorët. Mos harrojmë që jemi në kushte COVID-i dhe një nga problemet është frymëmarrja e njerëzve. Komiteti Teknik duhet të dalë më një deklaratë për përdorimin e gazit në protesta, do të ishte më mirë uji si përdorim”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

30 persona u arrestuan në operacion antidrogë në Vlorë

Sot filloi operimi i pavarur i KOSTT-it, i jep fund varësisë nga EMS-Serbia