in

Rita Ora: Vin Diesel më ka treguar për Ilirët. Çdokush lidhet me Shqipërinë

Artistja shqiptare, Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin e famshëm amerikan, “iHeart Radio”, ku ka zbuluar detaje nga karriera profesionale e jeta private.

Përpos të gjithave, gjatë intervistës nuk janë lënë anash as pyetjet për shqiptarët.

Ylli botëror ka përmendur edhe këngëtaret e tjera shqiptare në botë, si Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max.

Gjatë bisedës, 33-vjeçarja ka thënë se di pak për historinë e shqiptarëve, veçanërisht të ilirëve, duke theksuar se këto histori ia ka rrëfyer aktori i famshëm, Vin Diesel.

Di një histori ilire, sepse ashtu nisi në Evropën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht”, u shpreh ajo.

Moderatori i programit reagoi menjëherë, dhe e pyeti: “A është ai shqiptar?”.

Më tej Rita u përgjigj: “Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka.

Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje”.

Ylli i Hollywoodit më parë ka qenë i paqartë sa i përket etnisë së tij. Nëna e tij ka rrënjë skoceze, ndonëse babanë biologjik nuk e ka takuar kurrë.

Zjarret në Dropull, rrezikon të digjet kisha tre shekullore

NATO shpreh shqetësim: Situata e sigurisë në Kosovë nuk është stabilizuar, ka mundësi përkeqësimi