in

Rilindja dhe afera e sterilizimeve

Sherif Ramabaja

Për fat të mirë e kishim Rilindjen Kombëtare me të cilën krenohemi, po tash e kemi edhe Rilindjen e Ramës, me të cilën çdo ditë e më shumë po turpërohen shqiptarët.

Ka të tillë që hasin në vështirësi ta zbërthejnë domethënien e Rilindjes së sotme, sepse tërë jetën ishin mësuar vetëm me një Rilindje të cilën e kishim, kurse tash Rilindjen e Ramës, po hasin në vështirësi se ku ta fusin.

Siç është e njohur një paqartësi pak a shumë e ngjashme është shkaktuar edhe me PD, me vulë e pa vulë. Edhe këtu kishte hamendje, si ti dallonin, apo ku qëndronte rivaliteti, pro apo kundër Rilindjes.

 Kryesorja, Rilindja Kombëtare shqiptarët i bënte krenarë, kurse Rilindja e sotme është një organizim, e cila po tronditë me aferave nga më të ndryshmet.

Ndoshta zgjedhja e emrit nuk ishte rastësi, ishte menduar në zgjimin e simpative tek shqiptarët. Ideja ishte shumë e mirë, sikur ta kishte qëllimin e mirë.

Duke besuar shqiptarët në kryeministrin e tyre i kishin besuar edhe Rilindjes së tij, por tash po e shohin se çdo herë e më shumë po zhgënjehen.

Pa i cekur aferat e një pas njëshme të Rilindjes, mjafton të merret si shembull vetëm kjo e fundit, sterilizimi.

Shtrohet pyetja:  cilën kategori të popullit mendon Rilindja ta sterilizoj. Ishte menduar sterilizimi për qentë endacak në vend, apo ishte menduar në sterilizimin e njerëzve,  grave dhe burrave, të deputetëve, të politikanëve apo të atyre që sot po merren me krimin dhe kriminalitetin në mesin e shqiptarëve.

Nëse është menduar që sterilizimi të bëhej ndaj qenve endacak, do të duhej  përshëndetur kjo iniciativë, sepse do t´i eliminonte vuajtjet e tyre për të cilët shqiptarët nuk kujdesen dhe nuk kanë mëshirë, por nëse është menduar për njerëz atëherë duhet të shprehim rezerva.

Nëse është menduar që sterilizimi të bëhej ndaj grave dhe burrave, jemi kundër një vendimi të tillë, sepse nuk i dimë arsyet. Nataliteti në mes shqiptarëve në mënyrë drastike ka rënë, prandaj nuk e kuptojmë një sterilizim shtesë.

Nëse është menduar në sterilizimin e deputetëve (siç ishte rasti i turnirit të boksit në Kuvendin e Kosovës) duhet pyetur ata që i kanë zgjedhur dhe propozuar. Nëse shprehin rezerva ndaj tyre dhe nuk janë të kënaqur me punën e tyre, s´kemi asgjë kundër.

Nëse është menduar për politikanët, mendojmë që askush nuk do të ishte kundër, me kusht që mos të përhapej kjo farë e keqe. Po të analizohej puna e tyre në kaosin politik, ekonomik dhe social, sterilizimin do ta meritonin.

Një kategori e prekur nga sterilizimi i Rilindjes mund të ishte opozita, në mënyrë që t´i disiplinonin dhe mos t´ia rrezikonin pushtetin e sovranit – themeluesit të Rilindjes.

Sterilizimi mund të jetë planifikuar edhe për kritikuesit e pushtetit, mediat publike pa dallim, shoqërinë civile, shoqatat e pensionistëve, shoqatën e ish të burgosurve politik, grevistët, demonstruesit, protestuesit, studentët e mjekësisë, personat me handikap etj.

Më në fund e mori fjalën edhe sovrani: o të krisur, Rilindja u krijua që ta nxjerr këtë popull nga varfëria. Kush arriti ta legalizoi kanabisin? Këtë se kishte arritur as feudalizmi, as socializmi, as kapitalizmi, po ne, Rilindja.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Rama në kafe me Melonin në Lungomare të Vlorës

Largohet nga puna aktorja e vetme e Teatrit të Preshevës