Botimi francez i romanit “Macja ime Jugosllavia” – 2016
Rrëfim (intim) mbi një lëshim timin profesional, ose: takimet e mia (virtuale) me shkrimtarin shqiptar, Pajtim Statovcin.
(E kam lexuar romanin e tij të parë “Macja ime Jugosllavia”, përkthyer nga finlandishtja në frëngjisht (Mon chat Yugoslavia) nga ana e Claire Saint-Germain, botuar më 2016, nga ana e Shtëpisë botuese, jo gjithaq të njohur, “DENOËL& D’AILLEURS, nga Parisi).
——————
Nga Bajran Sefaj
Menjëherë, pasi u shfaq në tregun francez romani i tij i parë me titull “Mon chat Yugoslavia”, i autorit shqiptar, Pajtim Statovci, , reagimi im ishte i shpjet, i menjëhershëm, imediat. E si mos të ishte i tillë, kur në Prishtinë kam miq e kolegë (që i dua shumë), me mbiemrin Statovci, duke llogaritur së Pajtimi, është bir ndonjërit nga ata. Të kësaj familje të nderuar. Shpjet e për ngutë , ia “rreh telin” agjencisë Amazon. Porosis librin pa pyetur fare për çmim. Cout que cout, thonë francezet që, në shqip i bie: le të kushtojë sa të kushtojë, ose, edhe më mirë, le t’del ku t’del!
Agjencia e vyer me informon se, romanin do të marr brenda një afati të shkurtër, prej vetëm dy-tri ditësh, ishte kjo kohë e mjaftueshme, të shprish, të hallakasë, të gjej sa më shumë shënime, të dhëna për këtë shkrimtar, me origjinë shqiptare, nga Kosova që, romanin e tij e parë “Kissani Jugoslavia”, në gjuhën finlandeze, Pajtimi e kishte shkruar, në moshë shumë të re, pa i mbushur mirë as 24 vjet jete, e tjera e tjera.
Tashmë romanin “Mon chat Yugoslavia” e kisha në dorë. Si i eturi në shkretëtirë, me furi e garbi, i qepëm leximit të tij. (Është rasti i volitshëm të zbuloj një fshehtësi profesionale timen intime: sa herë që lexoj roman të ndonjë autori shqiptar, të përkthyer nga shqipja në frëngjisht, kuptoj më mirë e me kollaj ia dalë, se kur lexoj në origjinal, bie fjala, të ndonjë autori francez. (Ndoshta, edhe me të tjerët është kështu). Mua me ndihmojnë ambientet e ngjarjeve, emrat e personazheve, që i ndjej, thuaj se i njoh, nga afër. Në rastin me romanin “Mon chat Ygoslavia”, ani pse nuk ishte shkruar në shqip, ishte i përkthyer nga gjuha finlandeze, në frëngjisht – (traduit du finois!), pothuaj se ngjante e njëjta gjë. Me tamam sikur ky roman, të ishte përthyer, këtë herë, nga gjuha shqipe në gjuhën frënge.
Pse?
Sepse ngjarjet që shtjelloheshin, radhiteshin në këtë vepër letrare, vinin nga ambienti im i dashur, që e di përmendesh, e njoh aq mirë e që, aq shpesh, me shfaqet në ëndërr, sidomos pasi dergj ditët e fundit të jetës, në kurbet të zi. Vinin nga Prishtina. Vinin nga Kosova, tokë e djegur. Emrat e personazheve, ishin puro shqiptare. Kur njëri nga ato kryesorët, në mos kryesori, madje emrin e kishte Bajram, jemi pra, emnak të një barku e të një gjaku. Shtojini këtu edhe shumë fjalë, madje edhe fjali të tëra, në gjuhën shqipe, kryesisht të shënuara me korrektësi e pa gabime e lëndime të rënda gjuhësore, gramatikore!
E lexoj, para më shumë se një motmoti, prandaj nuk e marr sikletin dhe ngarkesën, morale as profesionale, të përfol, përmbajtjen e kësaj vepre madhore letrare që, u prit aq mirë, si nga kritika letrare dhe, që, ndërkohë u përkthye dhe u botua në disa gjuhë të madha të botës. Shtoj se, për shijen time, ekziston mundësia që e kam gabim kryekreje, por mua nuk me pëlqenin fare (nuk i kapërceja), i lexoja pa dëshirë e kënaqësi, ashtu sikurse me ka ndodhur kur, atëbotë, lexojar romanin “Metamorfoza” të autorit botërisht të njohur, Franc Kafka.
Vitin e kaluar (Pajtimi ynë) paska botuar romanin me titull “Bolla”, çka më se miri dëshmon se ky autor i ri, ka afinitet të veçantë, (ndoshta dashuri e simpati), ndaj maceve, gjarpinjve…(Këtë nuk e di!). Sa kohë që jam me këtë libër në dorë, të them se, pos kapitujve të përmendur, nuk u pajtova as me titullin e romanit. Pse e qysh, Macja tij qëllon bash Jugosllavia (e urrejtur, për jetë mot, nga ana e shqiptarëve të Kosovës, posaçërisht!). A nuk u gjend ndonjë titull tjetër. Po ashtu, nuk u pajtova fare kur Pajtimi, ndër mijëra mundësi të tjera, zgjedh për moto të romanit tij të parë, një citat, bajagi të gjatë, nga romani i “Na drini ćuprija”, (vo Andrić, „Ura mbi Fdrinë“, Ivo Andriq) aq më parë, kur këtë roman, nga serbokroatishtja në frëngjisht, e ka përkthyer zonja ,Pascale Delpech, (ish bashkëshortja e shkrimtarit të çmuar, me prejardhje hungareze, Danilo Kiš). Është pak e besueshme se, këtë (mëkat) e ka bërë vetë përkthyesja pa marrëveshjen dhe bekimin e autorit. (Këtë do t’ia thamë në sy Pajtimit, veç, mos e takofsha kurrë!). E, do të marr ymër me kredi, qoftë edhe me kamatë të lartë(!), e nuk shkoj në atë dynja pa e takuar këtë djalosh të talentuar shqiptar, shkrimtar finlandez me origjinë shqiptare!
Shtoj edhe vetëm një fjali, para se ta mbyll këtë histori: në qoftë se është e vërtetë se, më tepër se shkrimtarin vetë (personalisht), më e rëndësishme dhe e vlershme është të njihesh me veprën e tij, atëherë, kam shpresë se jam, nëse jo i pari, ndër të parët shqiptarë, që kam lexuar, “Macen…” e Kujtimit dhe, me artin e tij letrar, kisha takim , shumë më përpara se atij, t’i bëhej një prezantim korrekt në të përditshmen prestigjioze të Prishtinës Koha Ditore, (e ditës së enjte të 23 majit të vitit 2019). Në faqen 19, ¨botohej një vështrim i gjatë marrë nga “The Guardiern”, mbi romanin “Crossing” të Pajtim Statovcit, duke e quajtur këtë vepër të re letrare të tij, “një odise shqiptare”. Poshtë fotografisë së Pajtimit shënohej ky veçim: ”Crossing” përfshinë Bujarin dhe Agimin, të cilët rritën nga fundi i diktaturës 40-vjeçare të Enver Hoxhës, kur Shqipëria paskomuniste rrëshqet drejt kolapsit shoqëror, ku fëmijët shiten e skllavërohen, trafikohen organe e, prostitucion. Ëndrra e tyre është Evropa”.
*
Pasuan pastaj edhe shumë e shumë shkrime, të shkrimtarit – “të lindur në Kosovë që po bën emër në Finlandë!”. Ndaj, shkrimtarisë së këtij të riu dhe afirmimit të tij, në përmasa më të gjëra, në arenën planetare letrare, sidomos e vëmendshme, u tregua e përjavshmja (e re) letrare “Ex libris” nga Tirana, e cila, madje në dy numrat e saj të ditëve të fundme, njërin pas tjetrit, solli informacione të bollshme lidhur më këtë shkrimtar dhe personalitetin e tij. Në numrin e saj më të ri, (11 janar, ky vit) kur pashë titullin “Njëzet pyetje për Pajtim Statovcin”, zemra me zbriti në thembra! Thashë: e pat puna ime! Vdiqa , me zhig që, si reporter shumëvjeçar, pa e realizuar bisedën e parë (ekskluzive), për lexuesit e masmediave kombëtare-gjithëshqiptare, me këtë krijues të ri shqiptar! Gjithnjë duke e konsideruar vetën si përgjegjës (a të privilegjuar). Zemra përsëri me kthehet në vend, kur pashë se, pyetjet për Pajtimin nuk ishin të ndonjë gazetari shqiptar, por një të huaji, ashtu si e huaj ishte gazeta që i botonte. Ishin të përkthye shqip. U gëzova për këtë, e thashë: Po. Finlanda, (dreqi e mori!) ja ku është: një konop samari, një vrap pele, hesapi! Kryeqyteti i saj, Helsinki, tash e tutje, emrin e ka Pajtim. Mban emrin të këtij shkrimtarit me origjinë shqiptare, tash në moshë të pjekur, tridhjetëvjeçare!
*
Sa t’i lidh mbath’cat (e opingave gogishte!), do të marr rrugë për në Helsinkun e Pajtim Statovcit tonë!
U krye!