Tetovari, Rexhep efendi Voka, ishte caktuar Kryetar i Kongresit të Manastirit, e jo përmetari, Mit’hat bej Frashëri. Mirëpo një ditë para hapjes, më 13 nëntor 1908, Rexhep Voka korruptohet nga Osmanët, duke u emëruar ( dikund riemëruar) myfti i Vilajetit të Manastirit, hierarku më i lartë fetar. Ai me pas, tenton ta “minoj” punën e Kongresit, madje shkon më tej dhe përgatiti dhe përhapi një abetare të shqipes me shkronja arabe, si dhe dy broshura të tjera, gjithnjë duke pasur nxitjen dhe mbështetjen e Osmanëve.
Përkundër kësaj, mbajtjen e Kongresit e shpëtuan, para së gjithash konsulli austro-hungarez, Augus Kral, pastaj Qiriazët e Manastirit dhe delegatët e Shkodrës dhe Korçës.Nga ana tjetër sipas albanologut të shquar shkodran, Tomor Osmani, pas fjalimit të kryetarit të Komisionit të Alfabetit, Gjergj Fishta, qe ka zgjat një orë e gjysëm, një hoxhë nga Shkupi, delegat (nuk permend emrin),.me lot në sy dhe shumë i emocionuar i hidhet në përqafim Fishtës.Arben RATKOCERI