in

‘Reuters’: Kosova e ndoqi shembullin e ShBA-së dhe Guatemalës

Wasel Abu Youssef, anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës, deklaroi për agjencinë e lajmeve se hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem kundërshtonte rezolutat e OKB’së dhe synonte të “dobësonte çështjen palestineze”.

Ende nuk është njoftuar ndonjë datë për ceremoni zyrtare të hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve ‘Reuters’ i ka përkushtuar një artikull Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem të Izraelit të dielën.

Siç raporton ‘Reuters’, Kosova e ndoqi shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalës, duke u bërë kështu shtetet e vetme me ambasada në një qytet, statusi i të cilit është në zemër të konfliktit Izrael-Palestinë,

“Kosova, me shumicë myslimane, premtoi që të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem kur arriti marrëveshje diplomatike me Izraelin, nën sponzorizimin e SHBA’ve”, thuhet në artikull.

Tutje, ata kanë cituar postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në ‘Twitter’, të cilët shkruanin se “premtimi i dhënë në Zyrën Ovale sot është përmbushur përfundimisht”.

Wasel Abu Youssef, anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës, deklaroi për agjencinë e lajmeve se hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem kundërshtonte rezolutat e OKB’së dhe synonte të “dobësonte çështjen palestineze”.

Ende nuk është njoftuar ndonjë datë për ceremoni zyrtare të hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

Lini një Përgjigje

Grenell: Historike, mezi pres ta vizitoj Ambasadën e Kosovës më Jerusalem

Ines Demiri: Nderi më i madh t’i shërbej me krenari vendit tim në Izrael