Martirët shqiptarë të Karadakut
(Fragment nga vepra ” Shqiptarët” të Edwin Jacques.)
Me 1842 me nxitjen e autoriteteve popullsia (muslimane) shëmbi ndërtesën ( shkollën) e jezuitëve në Shkodër, që po ndërtohej dhe i detyruan me forcë jezuitët të largohen nga Shqipëria.
Me 1855 Papa me anë të një konkordati njohu të drejtën e Austrisë për të ushtruar një protektorat mbi interesat e katolikëve shqiptarë. Atë vit perandori i Austrisë mblodhi fondet për ndërtimin e një shkolle tjetër. Përseri në vitin 1856 u nxitën trazira dhe fanatikët e shkatërruan përseri ndërtesën e re.
Kisha e parë katolike në Shkodër u ndërtua dy vjet më vonë, ku në përurimin e saj mori pjesë edhe Abdi Pasha. Në atë kohë përfundoi edhe seminari i ri. Efektshmëria e ndëhyrjes Austriake dhe fuqive të tjera bënë që qeveria perandorake turke të pranonte kërkesat e ambasadorit austriak.
Hekardi
( Hyacinth Hecquard – konsulli freng në Shkodër – shënimi im), vinte në dukje:
” Vetëm dy vjet kanë marrë pjese të krishterët në mexhlis, ku mund të them se nuk kanë as pikën më të vogël të ndikimit. … Elementi i krishterë ekziston në mexhlis vetëm sa për formë dhe mbase nga frika se mos e pësojnë nga autoritetet, apo se mos bien viktimë e hakmarrjes së banditëve që shkretojnë vendin. Përfaqësuesit e krishterë nuk kanë guxuar asnjëherë të ngrenë zërin kundër vendimeve arbitrare, që bien në kundërshtim me interesat e komunistetit të tyre. Kadiu i Shkodrës nuk i pranon kurrë dëshmitë e të krishterëve, edhe atëhere kur gjyqi zhvillohet midis të krishtereve dhe çështja gjyqësore ka të bëjë me fshatra ku nuk ekziston këmbë muslimani.”
Të paharruar do të mbeten edhe martirët e Stubllës. Në vitin1846 shtatë vjet pas reformave, 25 familje kriptokatolike nga Stublla dhe fashatrat fqinjë të Kosovës u vetëshpallën përbotërisht të krishterë. Guvernatori musliman Maliq Beu, i arrestoi të gjitha familjet dhe i syrgjynosi në Anadoll. Ai e justifikoi këtë veprim me arsyetimin se, nëse do të lejoheshin të ushtronin besimin e tyre në publik, i gjithë vilajeti i Kosovës do të kthehej drejt katolicizmit. Fuqitë e mëdha ndërhynë, por vetëm 79 nga 167 arritën të ktheheshin gjallë në vendlindje (Kosovë).
…
Edwin Jacques ” Shqiptarët” Faqe 284 – 285.