Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar për vendimin që ka marrë qeveria për të dyfishuar asistencat sociale për muajt janar, shkurt dhe mars, si edhe për pensionistët.
Postimi i plotë i Reçicës:
Të nderuar qytetarë, pensionistë dhe përfitues të asistencës sociale,
Sapo miratuam vendimin për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asistencës sociale për muajt janar, shkurt dhe mars.
Gjithashtu për muajt janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.
Kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë nuk do i lihen mëshirës por me përkushtim dhe angazhim do të punoj pareshtur për të përmbushur obligimin tonë në shërbim të qytetarëve.