Mevi Rafuna –
Reçak…
Ende sytë e mi pikojnë gjakDhe aroma e trëndafilave është aromë gjaku…Një çerek shekulli kaloi si hijeDhe atje mes botësh janë ende shpirtëra që kërkojnë drejtësinë…
Reçak- më dridhen gjunjët sa herë të kujtojIsha veç një fëmij që u tmerrova nga ato pajme në TV
Ende në vesh më tingëllon vaji i atij djalit të ri,që qante mbi kufoma pa krye…
Si hije kaloi gjithçka…Më duhet sikur ishte një botë tjetër…Kudo që shkoj flas për vuajtjet e popullit timE ndjejë si barrë në shpirtRilindjen e Dardanisë
Mbi shtegtimin në qiej tjerëMë mbanë një ëndërr sikur ankth
Dhe sado larg që jam e ndjej aromën e trëndafilave të gjakutPyes veten pse qenka kaq e vështirëTë lindësh shqiptar…