in

Reagon kleri serb që e ka uzurpuar Manastirin e Deçanit: U kujdesem që të mos ketë “përhapje të urrejtjes etnike dhe fetare”!

Vizita e At Nikolla Xhufkës në Manastirin e Deçanit u pritë me dashamirësi e eufori nga shqiptarët e Dardanisë, por nuk pati një pritje miqësore nga drejtuesit e manastirit.

Në emisionin Kojshia Show, ai tregoi se në fillim ai ishte pritur mirë dhe me dashamirësi nga murgjit që ishin brenda, por në momentin që kishin marrëve vesh që ai ishte shqiptar e kishin larguar me arrogancë nga manastiri.

“Ishte një situatë tejet dramatike, aq shumë na kontrolluan sa që mirë që nuk na zhveshën. Të thuash dramatike është pak. Te jesh në tokën tënde, në shtëpinë tënde dhe të mos gjendesh rehat në kishën tënde, kjo është e pafalshme”, kishte thënë ai.

Kleri serb ka kritikuar edhe mediat të cilat e publikuan deklaratën e At Nikolla Xhufkës se ky i fundit ishte larguar me dhunë nga manastiri vetëm pse ishte shqiptar, deklaratë kjo që sipas tyre, ka për qëllim përhapjen e urrejtjes kombëtare.

Në këtë reagim, po ashtu konfirmohet se drejtuesit e Manastirit të Deçanit e kanë njoftuar KFOR-in për këtë incident me At Nikolla Xhufkën që të kujdeset për, siç e thonë ata, “veprimet e mundshme provokative dhe përhapjen e urrejtjes etnike dhe fetare”.

Lini një Përgjigje

Siri: Njerëzit janë të uritur, po plaçkitin marketet

Kështjella dardane e Lekës