in

Rashiq i shokuar me deklarimet e presidentit serb

Rtk

Emërimi i Nenad Rashiqit në krye të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, nga kryeministri i Republikës, Albin Kurti, duket se i ka dhimbur fort presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Për këtë, presidenti serb ka reaguar edhe duke bojkotuar samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

Por, këtyre deklarimeve u është kundërpërgjigjur vetë ministri i sapoemëruar. Nenad Rashiq, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se është i shokuar me deklarimet e presidentit serb.

“Jam me të vërtetë i shokuar dhe dëshiroj të besoj që ka qenë një moment nervozizm  i presidentit, përndryshe, unë si ministër ose më mirë të them si përfaqësues i komunitetit serb do të përpiqem gjithmonë të bëj një urë komunikimi qoftë në mes përfaqësuesve zyrtar të Kosovës dhe Serbisë, qoftë në mënyrën individuale me serbët, shqiptarët ose të gjithë të tjerët”, ka thënë Rashiq.

Rashiq, i është përgjigjur Listës Serbe për paralajmërimin e dërgimit në Kushtetuese emërimin e tij, e po ashtu edhe zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili ka thënë se ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ju rikujtoi që ne para 10 ditësh jemi bërë subjekt parlamentar. GI, Inciativa Qytetare është subjekt parlamentar, prandaj unë jam kandidat i parlamentit dhe nuk jam kandidat i jashtëm. Kjo është esencialisht çka duhet të kuptohet”.

Ndërkohë, ai ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti, për kthimin e serbeve në institucionet e Kosovës, të cilët javë më parë lanë të vendin e tyre të punës me inkurajimin e Serbisë.

“Sa e kuptova unë atë procesin ligjor, mund të vazhdohet në formë të ri-konkurrimit në pozita që janë atje, por unë personalisht do të lus kryeministrin që ta merr në konsideratë që ata persona që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës me bindje të njerëzve të politikave që të kanë një përparësi…”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dashur t`i komentojë deklarimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ai ka thënë se mund të flasë për pajtimet dhe mospajtimet e ndërsjella, por nuk mund të flasë për nivelin e edukatës së kreut shtetëror të fqinjit verior.

Lini një Përgjigje

Kumanova e nis festën pasi Zvicra triumfoi ndaj Serbisë

Mahia e ditës: Serbët në Zvicër t'i lëshojnë institucionet zvicerane