in

Rama turin e tij ballkanik, e përfundoi te Vuçiqi!

Sherif Ramabaja

E filloi me Maqedoninë. Aty e nuk ia pranuan mbylljen e Ballkanit të Hapur. Erdhi në Kosovë me shpresë që Kurti do ndërronte mendje dhe do ta pranonte në takim.

 Kurti kishte folur njëherë dhe pikë. Sa për mëshirë, Ramën e priti presidentja Osmani dhe Kryetari i Parlamentit Gllauku. Rama vlonte nga brenda, po skish kush ç’t’i bënte.

Turin Rama, apo Rama turin e vazhdoi në Mal të Zi. Aty tregoi lidership te djali Abaz (0) viçi i cili iu përkul, ashtu siç ëndërron Rama, ta loz liderin. Nga mbushja mllef mbi Kurtin, tha se ai jeton në një botë tjetër, por u mundua po ashtu t´ia hidhte edhe Gllaukut: tjetër gjë më kishte thënë në takim, e tjetër gjë deklaroi para mediave.  

Rama duke e ndier veten në Serbi më mirë se në shtëpi të vet, me entuziazëm, i relaksuar, plot sharmë dhe vetëbesim të lartë e filloi diskutimin para mediave:

Kosova gaboi me zvarritjen e Asociacionit. Kosova gaboi me mbajtjen e zgjedhjeve në veri, kur ato bojkotoheshin nga serbët. Kosova gaboi me vendosjen e kryetarëve në zyrat e bashkive të boshatisura.

 Kurti gaboi me ndërkombëtarët. Kurti gaboi me vendosjen e forcave policore në veri. Kurti gaboi me refuzimin e planit tre pikësh për deeskalacion. Kurti gaboi me refuzimin e takimit me mua. Kurti gaboi me teneqet, kurti gaboi me qasjen e tij ndaj serbëve. Kurti gaboi me Ballkanin e Hapur. Kuri gaboi me përpjekjen për kthimin e rrotës së historisë mbrapa. Kurti gaboi kur edhe në Shqipëri e themeloi Vetëvendosjen. Kurti gaboi me përkrahjen e protestave studentore kundër meje. Kurti gabon kur mendon, se vetëm ai ka të drejtë. Kurti gabon kur mendon se bota funksionon vetëm sipas tij.

Kurti gabon nëse nuk e pranon realitetin në të cilin jetojmë etj.

 Sikur unë të vendosja për zgjidhjen problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo çështje tashmë do ishte e harruar. Nuk ka pikë në të cilën unë me Vuçiqin nuk pajtohemi e nuk përputhemi. Këtë e dëshmuam edhe me Ballkanin e Hapur.

Për t´i ikur një konflikti dhe për ta shpëtuar rajonin, unë draftin tim të Asociacionit ia prezantova Macronit dhe Schulcit.

Nëse ata më akreditojnë që unë të vendosi për Kosovën në emër të Kurtit, këtë do ta bëja me gjithë kënaqësi. Ne duhet të presim, vendimet e tyre.

Unë ia thash edhe Abaz (0) viçit se Kurti jeton në një botë tjetër. Mjafton të shikoni se si unë e kam hapur dhe përparuar Shqipërinë.

Vuçiqi (i cili zgërdhihej si një Gorillë) mbet i impresionuar me deklaratën e Ramës. Ai i urdhëroi gazetarët, që mos ta pyesnin mbi Kosovën.

Pa humbur kohë me Ramën hynë në sallën ku ishte përgatitur ahengu, që për dispononimin e mysafirit të shtëpisë kujdesej Daçiqi, i cili ia mori këngës: kush po thotë e kush po gënjen, që Serbia është e vogël.

 Nën zërin e melosit të zgjedhur të Daçiqit, rridhte rakia e kumbullës shlivovicë dhe mishi i pjekur i derrit.

Për këtë arsye unë desha që turin ta përfundoi te Vuçiqi, sepse e dija se ky më befason me pritjen, mendoi Rama  vetmevete.

Pritje të tilla jo që skam përjetuar në Kosovë, e vendet e rajonit, po as në Turqi te vëllai tjetër Erdogani.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Rita Ora flet për mentalitetin shqiptar: Ne ngrihemi, nuk dorëzohemi

Unë, astronomi