Nga Sherif Ramabaja
Sikur vëllai për vëllanë! Rama nga Shkupi i dërgoi sinjale (Goebbelsit) Vuçiq për Minishengenin. Nuk vonoi dhe Vuçiqi i cili për Ramën bënë gjithçka, iu përgjigj duke u akorduar për takimin virtual me 29.06.2021.
Rama pasi mori lajm të hidhur nga EU, për mos hapjen e bisedimeve të pranimit, i dha disa deklarata në drejtim të EU : ”ne jemi në zemrën e Evropës”, “ne jemi të gatshëm për martesë, kur të doni na lajmëroni”, ose ” ju keni dështuar, jo ne ” , “ unë bëj gjumë të rehatshëm” etj.
Nuk kemi njohuri, bënë Rama gjumë të rehatshëm apo jo, po si vetëtima u gjend për vizitë në Shkup, për t´i qarë hallet për këtë punë me kryeministrin Zajev.
Nga Shkupi e ri- inicoi sërish Minishengenin Ballkanik, siç duket në shenjë pakënaqësie nga refuzimi i bisedimeve të EU, duke treguar se nëse ju na refuzoni, ne kemi alternativa të tjera.
Takimi me Zaevin ndoshta ishte planifikuar për ta nxitur edhe reagimin e Vuçiqit, sepse me te e lidhin shumë gjëra të përbashkëta, sidomos autokracia për të qëndruar në pushtet.
Vuçiqi po ashtu ka nevojë për Ramën sepse në raport me Kosovën ka përkrahjen e tij, ndërsa Rama përfiton prej Vuçiqit për t´i kopjuar metodat e tij të pushtetit, pra që të dy e ushqejnë njri- tjetrin.
Goebbelsi Vuçiq në realitet (msheftas feston), kurse me deklaratë publike iu kundërvu EU, për moshapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vuçiq siç duket e ngushlloi Ramën, duke u dakorduar që ta intensifikojnë realizimin e Minishengenit.
Nuk ka aspak dyshim, Rama nga mllefosja në EU e aktualizoi sërish Minishengenin, duke e sakrifikuar Kosovën (kështu kishte vepruar edhe paraardhësi i tij diktatori Hoxha), kurse Shqipërinë më me dëshirë do ta bënte vazal të Serbisë, për pushtet të përjetshëm.
Para se t´i bashkohemi EU, ne duhet t´i kryejmë detyrat tona, arsyetohet Rama. Detyrat tona sipas tij janë: t´i hapim kufijtë ( këtë e pret Serbia të futet në Kosovë), pastaj lëvizja e lirë e mallrave. Nuk ka nevojë të spjegohet, kush do të dominonte me tregëtinë e lirë të mallrave. Kosova dhe Shqipëria me siguri që nuk do të mund të ishin konkurruese. Për zhvillim dhe konkurrencë, s’ka kohë të merret kryeministri Rama, ka punë më të menqur. I duhet ta mbaj të ndezur luftën e brendëshme për pushtet.