Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte ka vizituar sërish familjen e Klodjan Rashës, 25 vjeçarit të vrarë nga një efektiv policie.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë lidhje me qëllimin e vizitës së kryeministrit në familjen e 25 vjeçarit të vrarë një javë më parë nga një efektiv i forcave Shqiponja.
Ngjarja e rëndë ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik ku prej 6 ditësh zhvillohen protesta në kërkim të drejtësisë. Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, protestuesit kërkojnë edhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.