in

Rama: Prishtina, për 100 ditë epiqendër botërore e artit dhe artitekturës

Kryeqyteti ynë gjatë 100 ditëve të ardhshme do të jetë mikpritës i aktivitetit më të madh ndërkombëtar kushtuar artit në hapësirat publike, bienalen “Manifesta”.

Që nga 22 korriku për 100 ditë “Manifesta” nomade evropiane do të mbahet në Prishtinë, për edicionin e saj të 14-të. Kjo bienale shërben edhe si një urë komunikimi mes artistëve nga vende të ndryshme. Lidhur me këtë event, por edhe për tema tjera të kryeqytetit në programin “Mirëmengjesi Kosovë“ në RTK 1, ka folur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Manifesta Bienale e artit, artitekturës dhe kulturës është më e madhja në botë e këtij lloji. Mbahet çdo dy vjet në vende të ndryshme të Evropës. Para dy vitesh është mbajtur në Marsejë, para katër vjetësh në Palermo, pas dy vitesh do të mbahet në Barcelonë. E sivjet e kemi Prishtinën mikpritëse, pra jemi pozicionuar si qytet në një pikë fantastike të artit e kulturës. Do të kemi mbi 1000 gazetarë që do të vijnë këtu dhe do ta përcjellin këtë event”, ka theksuar Rama.

Sipas të parit të kryeqytetit mbajtja e këtij eventi do t’i ndihmojë edhe ekonomisë dhe familjeve, por edhe zhvillimit të Prishtinës, teksa ka thënë se nuk janë duke arritur t’i bëjnë ballë fluksit të madh të vizitorëve.

“Kryeqyteti këto 100 ditët e radhës do të jetë në qendër të vëmendjes botërore të artit, artitekturës e kulturës sepse do të kemi shkrime të shumta prej gazetarëve prej vendeve të ndryshme. Në aspektin e marketingut kjo është me dhjetëra miliona vlerë e cila i jepet kryeqytetit si rezultat i këtij eventi.

Përparim Rama ka thënë se Prishtina tashmë është bërë një qendër turistike edhe si rezultat i Diasporës sonë.

“Çdo vit kemi një vrull një numër të madh të bashkëatdhetarëve që vijnë ta vizitojnë Prishtinën nga të gjitha vendet e botës. Pjesë e agjendës sonë është transformimi i Prishtinës në një qytet të përjetimeve, ku përveç qytetarëve që jetojnë këtu të krijojmë mundësi të reja edhe për vizitorë nëpërmjet eventeve të ndryshme të artit, të kulturës, të gastronomisë etj”, ka shtuar Rama.

Ai ka folur edhe për projektet e mëdha si rrugën A,e cila tashmë ka dal në prokurim, e që sipas tij do ta zgjedh një problem të madh edhe për pjesën e Prishtinës së Re por edhe për Kalabrinë. Ai tutje ka thënë se këtë muaj do të përfundojë projekti i unazës së mesme, e cila sipas Ramës ndihmon shumë aspektin e trafikut sepse krijohen rrugë të reja. Ky projekt sipas tij do të jetë 120 ditë në diskutim publik, derisa rreth marsit dhe prillit pritet të fillojë realizimi i tij. RTK

Lini një Përgjigje

Djemtë e Isa Boletinit në bregdetin shqiptar

Muzika serbe në bregdetin shqiptar