in

Rama po e planifikon ikjen!

Nga Sherif Ramabaja

Pak orë para fillimit të protestës së opozitës, Rama kishte provuar që ta degradonte Berishën, me një foto të takimit të tij me një bashkëpunëtor të Putinit.

Tentimi i tij s’kishte pasur sukses. Lumi i njerëzve s’kishte të ndalur. Kishte të ngjarë që turmat e njerëzve nuk vinin as për Berishën e as për Metën, po nga halli dhe gjendja e tyre e pa shpresë sociale.

Në këtë rast kritik Ramës nuk i vlenin dhe nuk i dolën në ndihmë as patronazhistët, inceneratorët, oligarkët, të korruptuarit, milionerët, paratë e pista etj.

Pra duke e ndjerë vetminë dhe duke i parë në ekran turmën e masave të cilët brohorisnin, Rama ik, vendosi të strehohej në bunkerin e tij, të cilin ekstra e kishte ngritur në Surrel.

Për çudi, as në bunker nuk ndjente siguri. Filloi të trembej sidomos nga refreni në përsëritje, Rama ik.

Nuk i zihej vendi, vend dhe filloi të thur plane se si t’ia bëjë hallit. Së pari urdhëroi që protestuesve tua ndal dritat, në mënyrë që mos të dihej saktësisht numri i tyre. Ndoshta mendonte se pa ndriqim një numër i madh do t’ia mbathnin të iknin, nga frika se ç´mund të ndodhë.

Por sapo u ndalën dritat, secili e ndezi llambën e celularit, ku dukej se radhët  nuk kishin fund. U tmerrua edhe më shumë.

Këtu s´ka bukë tha. Shqiptarët janë bukëpërmbysës. Unë ditë e natë mendoj për ta, e ata si ma kthejnë mua.

Më duhet ta telefonoi mikun tim Vuçiq, mendoi pa u hamendur. E nxori celularin nga xhepi dhe vetëm me fjalë e aktivizoi thirrjen. Pa u vonuar iu lajmërua Vuçiq, duke e përshëndetur përzemërsisht.

Më duhet ta lëshoi Shqipërinë sa më parë i tha. Mos u shqetëso, u dëgjua zëri në anën tjetër. Këto janë gjëra që mund të na ndodhin ty dhe mua. Ne kemi përgjegjësi të jashtëzakonshme shtetërore.

Miku im, shtëpia e ime është edhe shtëpia e jote, ia ktheu Vuçiq. Sapo ta lëshosh Shqipërinë kudo që të ndodhesh, unë i dërgoi marinsat e mi dhe të sjellin, po qe nevoja edhe me aeroplan luftarak. Të lutem mos ik vetëm, merre me vete tërë familjen.

Më vjen shumë keq që duhet t’ia kthesh shpinën vend tënd, po kështu e ka, kur s´të kuptojnë. Ky është edhe fati ynë i përbashkët. Unë e zura tash grupin kriminal që dëshironin të më likuidonin, që pastaj do të destabilizohej edhe Kosova.

Serbia gjithmonë do të jetë e gatshme që t´u ofroi strehim shqiptarëve, kur ndodhen në rrezik, i tha vuçiq.

Në rast nevoje strehim do ju ofroj Nanos, Batonit, Molliqajt, hoxhë Shefqet Krasniqit dhe të gjithë atyre që e luftojnë Kurtin. Jam i mendimit që edhe Erdoganin po ta kisha lutur, do ta kishte ofruar po të njëjtën ndihmë.

Eu, Meta të ma punoi kështu, ishin fjalët në vijim të Ramës. Për Berishën nuk do më kishte mbetur hatri, sepse e njoh se çfarë M… është, po Meta, me të cilin kemi bashkë qeverisur. Më kishte premtuar, se nuk do më ndahej kurrë. Dhe të ma punoi kështu, pas shpine. Këtë vetëm shqiptari ta bënë, ishin fjalët e fundit të Ramës, para se të përgatitej që të largohej nga Shqipëria.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Shpërthimi në Stamboll, konsullata tregon a ka shqiptarë të lënduar?

The Sun: Blogerja shqiptare reklamon pasaporta false në Tik Tok