in

Rama mes Vuçiqit, Greqisë dhe Erdoganit

Sherif Ramabaja

Flitet se kryeministri i Shqipërisë Rama, pushtetin po e ruan me influencën e Vuçiqit, Greqisë dhe Erdoganit.

Po të merret parasysh influenca e Vuçiqit ndaj Ramës, do ta shohim se ai është pozicionuar haptas kundër Albin Kurtit, duke i dhënë Serbisë të drejtë në çështjen e Veriut të Kosovës.

 Me idenë e Ballkanit të Hapur Rama, Serbisë i ka dhurur 3 – 4 vite kohë, duke u marr me këtë tematikë, që shkonte në favor të saj.

Veriun e quante tokë të askujt dhe me këmbëngulje angazhohet për Asociacionin, duke u bërë bashkautor edhe i Draftstatutit, që është vetëm një parapërgatitje për shkëputjen e Veriut.

Kur është fjala për lidhjen e Ramës me Erdoganin, është vërtetuar se ai përpiqet që sa më shumë që është e mundur, ta kopjoj Erdoganin: në sundimin autokrat të tij, sidomos në paralizimin e opozitës, mbylljen e gojës mediave të pavarura dhe kapjen e institucioneve shtetërore.

 Erdogani në anën tjetër ka synim që përmes Ramës ta shtrij ndikimin e tij në Ballkan (në ringjalljen e Perandorisë Otomane).

Ndërsa kur është fjala për Greqinë u vërejt qëndrimin e Ramës ndaj Belerit, i cili  nuk i përgjigjej, sepse nuk e kishte nën kontrollit e tij.

Ramës nuk i intereson që gjithnjë „minoritarët grek“ (të sajuar sepse janë shqiptar të pastërt) e qeverisin Himarën (ndikimi grek) edhe pse Himara 99 përqind është e banuar nga shqiptarët, po atij i intereson që Bashkia mos ti dal tërësisht nga dora.

Pasojat afatgjate të udhëheqjes së Himarës nga “minoritarët” do të jenë shumë të rrezikshme, pasi Greqia me taktikën e dhelprës, dikur do të përpiqet që ta përdor argumentin se Himara është e banuar me shumicë greke (si argument) derisa Bashkinë e kanë udhëhequr gjithmonë minoritarët.

Pra derisa e synojnë Himarën greke, atëherë çfarë mund të pritet për Dhërminë dhe jugun në tërësi. Këto pasoja janë shumë të rrezikshme, që me një problematikë të tillë nuk merret fare shteti shqiptar. Apo çfarë mund të flitet për Butrintit, ku kultura Pellazgo – Ilire nuk figuron fare. Si është e mundur që gjithçka mbulohet vetëm nga kultura Helene.

A ka arkeolog shqiptar që mund ta paraqesin të vërtetin mbi Butrintin, apo të dhënat „shkencore“ prezentohen nga Greqia, arkeologët grekë, apo shqiptarët e shitur.

Kryeministrit Rama i intereson që në perëndim ta marrin si pragmatik (duke e dëmtuar çështjen kombëtare), kurse përmes Vuçiqit, Greqisë e Erdoganit ta ruaj pushtetin. Nga politika e tij „pragmatike“ deri tani më së shumti ka pësuar dhe po pëson Kosova.

Për fat të keq opozita në Shqipëri është e shtrirë për toke dhe kurrsesi s´po arrin që të ngritet mbi berishizmin, i cili manipulon me masat për interesin e tij familjar dhe personal.

Derisa opozita të mbetet peng e berishizmit, Rama pushtetin e ka të garantuar edhe pa ndihmën e Vuçiqit, Greqisë e Erdoganit.

 

Izraeli kryen sulme ajrore në Bejrut dhe në veri të Libanit

Gjenerali polak: Varshava duhet ta forcojë ushtrinë dhe ta përgatisë për luftë