in

Rama me strategji, për t´i fituar sërish zgjedhjet!

Sherif Ramabaja

14 maji po afrohet si rrufeja. Në vitet, në muajt dhe në javët e fundin kanë ndodhur shumë ngjarje të papritura. Inflacioni po e rrezikon edhe Erdoganin e pathyeshëm. Vuçiqi duke u munduar që ta gjunjëzoi Kosovën, po e mban peng Serbinë.

Gjendja globale, po ashtu aspak nuk është e favorshme. Lufta në Ukrainë po e merr vëmendjen e përgjithshme, por situata me interesim po përcillet edhe në Ballkan.

Me paterica të shumta u arrit edhe marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, po kush e din se si do të zhvillohen ngjarjet.

Akuzat ndaj kryeministrit Rama s´kanë të ndalur. Karvanit të akuzave të tilla i janë bashkuar Kosovarët, që ishin të parët të cilët ia kanë m´veshur shumë gjëra.

Përpos opozitës, pakënaqësia ka ardhur duke u shtuar, duke e marr parasysh krizën energjetike, inflacionin e lartë, varfërinë dhe gjendjen e rënduar sociale.

Kundër inflacionit Rama mori masa me rritjen e të ardhurave për pensionistët, rrënimin e objektit të mediave të pavarura etj. po kritikat ndaj tij s´kanë mbarim, me akuza se në prag të zgjedhjeve, Rama tërësisht është çartur.

 Kryeministri nuk flet shumë, mund të përgjigjet me ndonjë batutë, por në luftimin edhe më të thellë të inflacionit në prag të zgjedhjeve, po planifikon që të shpërndaj miell, sheqer, vaj, dru, krip, fasule, makarona, shpageta, kastraveca, vezë, miell misri, flia, bakllava, lakror, byrekë, speca, zarzavate, domate, patate, karrota, qepë, majdanoz, etj. Ndoshta duke e luftuar inflacionin nuk përjashtohet mundësia që do të shpërdaj edhe ca lekë, po e tëra kjo do të mbikqyret nga patronazhistët, në mënyrë që të mos ndodhin keqpërdorime.           

Migrimi ka qenë plagë e shqiptarëve me shekuj. As s´ka arritur ta ndal kush deri më sot, e nuk do ta arrij këtë as unë, tha Rama. Zhvillimi ndër shqiptarët ka qenë gjithnjë i ngarkuar me telashe farefisnore. Punësimi gjithashtu është kryer në baza familjare. Kanabisi dhe droga është problem global dhe Shqipëria s’mund ta zgjidhë atë vetëm.

Si çështje kombëtare mbeten Kosova, Deti, Çamëria, Lugina, Maqedonia Perëndimore, Plava e Gucia, Çakorri dhe Gjykata e Speciale, po as këto vetëm nuk arrij dot t´i zgjidhi.

Për momentin, së pari më duhen që t´i gjunjëzoj Berishën dhe Metën, në mënyrë që të më krijohet hapësirë që pastaj, të merrem me punët madhore të atdheut.

Mediat nuk i kamë sulmuar asnjëherë. Kanë shkruar çka kanë dashur, edhe kush kujt i ka hyrë nën batanije. Më kanë sharë e përgojuar, më kanë kërcënuar si vishem e si mbathem, çka postoi, çka ha e çka pi, çka thash, çka them e çka kam për të thënë. kanë shpikur biografi për anëtarët e familjes sime, kanë shpikur biografi për atin tim, kanë shpikur biografi edhe për djalin tim Zahon, Kurbanin, pikturat e mia, basketbollin, shallvaret, tutat, atletet etj. kurse unë se hapi dot gojën, por punoi ditë e natë për këtë popull.

 Me Hysen Balliun, skam asgjë personale. Ne kemi qenë miq dhe miq do mbesim. Kjo ishte një çështje gjyqësore. Unë nuk mund të përzihem në punët e gjyqësisë. Shikoni, kryetari Biden ndaj Trumpit, nuk po e thotë asnjë fjalë. Është çështje gjyqësore, po thot. Ma mveshën McGenogalin. A doli gjë, jo. Gjëmoi mali dhe polli një mi, i thonë kësaj.

Unë Berishës nuk ia ngula, ai, ia  nguli veti. Metës po ashtu unë nuk ia m´ vesha e as nuk ia kurdisa SHIKUN.

Basha si Basha, herë e mbron kështjellën, herë e dorëzon flamurin, e herë shet trimëri. Unë nuk përzihem në punët e tyre.

Tash më duhet edhe një mandat që punët e papërfunduara t´i çoi deri në fund. Shqipëria ka nevojë për rrugë të reja, Incenerator të rinj. Impulse në zhvillim, luftim të korrupsionit, përparim, ekonomi, gjyqësi, arsim, punësim, mbrojtje të ambientit dhe klimës, energji bërthamore, energji solare, banesa, pallate, fabrika, bujqësi, tregti, akademi, aeroporte, industri, armatime, industri luftarake, tankse, topa, minahedhës, drone luftarake etj.

Të gjitha arrihen vetëm me mua, partinë time PS dhe me kabinetin tim qeveritar.

Ma thoni, cilin do ta votoni, Berishën non gratën amerikane, apo Metën e SHIKUT. Pra jam i pazëvendësueshëm.

Mars – Rover (Satirë) 

Lini një Përgjigje

Trashëgimia arkeologjike dhe arkitekturore e Pejës

Prokurori i Hagës: Akuza është se keni vra shqiptarët etnikë-patriotë