in

Rama me kërkesë: Lista Serbe dhe KFOR – i ta marrin nën kontroll Veriun!

Sherif Ramabaja

Unë si kryeministër i Shqipërisë me kohë ia kam tërhequr vërejtjen Albin Kurtit, për kompromis dhe zgjidhje të problemit të veriut.

Me këtë pata reaguar kur e anulova mbledhjen e dy qeverive të paraparë në Gjakovë. Po ashtu për shmangien e ngjarjeve të tilla, dola i pari në përpilimin e Statutit për Asociacionin e Veriut.

 Në shenjë kompromisi me Vuçiqin, e propozuam Open Ballkanin dhe ndërmorëm hapa të nevojshëm në de – eskalimin e gjendjes së rrezikshme në Kosovë.

Sot po shihet se ç ‘ndodhi: kur nuk i pranon kërkesat e emisarëve, të EU dhe të SHBA. Unë me kohë kam deklaruar se nuk përzihem në çështjet e Kosovës, po nuk durohet dot, kur sheh se dikush me një mentalitet të tillë, po e rrezikon stabilitetin e vendit dhe rajonit.

Më akuzuan disa se iu kundërvura ambasadorit të Rusisë në Asamblenë e OKB kur kërkoi se nuk duhej lejuar që, Zelensky ti drejtohej Asamblesë.

Më akuzojnë rregullisht se m e deklaratat e mia e dëmtoi Kosovën dhe rreshtohem në anën e Serbisë.

Më akuzojnë se e mbroj Vuçiqin nga akuzat e ndërkombëtarëve dhe Kosovës. Më akuzojnë edhe tash pse kërkova që KFOR i ta marr nën kontroll Veriun e Kosovës.

 Më kritikojnë pse po kërkoj për organizimin e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe çka nuk më akuzojnë.

Që të gjithëve u përgjigjem se unë gjykoi me mentalitetin e një njeriu të shekullit 21, e jo me ata që nuk shohin më larg se hunda e tyre dhe ende nuk lirohen nga mendja mesjetare.

Po ashtu dua tu kundërvihem edhe atyre të cilët më akuzojnë se Rama mendon në karrierën e tij, e nuk i intereson Kosova e askush tjetër.

Të gjithë duhet ta kuptojnë se Ramën në Shqipëri, askush nuk arrinë ta fitoi. Kjo u vërejt edhe me zgjedhjet që i riorganizuam në Kukës dhe sërish i fituam, pas një skandalit të Safetit me seks videon në byronë që e tronditi opinionin shqiptar.

Unë nuk kam ambicie për karrierë ndërkombëtare, po nëse vendosin që pa tjetër duhet ta zbatoi këtë urdhër do ta pranoi, por të jeni të bindur: këtë nuk jam duke e bërë në kurriz të Kosovës. Kurtin e kam qortuar, por vetëm për të mirën e tij, si vëllai i madh që e qorton të voglin.

Unë nuk dua të ndodhë më e keqja, prandaj kërkoi në themelimin e Asociacionit, largimin e policisë dhe marrjen e Veriut nën kontroll nga KFOR.

Këto kërkesa nuk bien ndesh me ato të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Rilindjes, prandaj s´ka asgjë të keqe këtu.

Unë u gëzova që Vjosa Osmani po ashtu iu bashkua kërkesës sime në hartimin e draft statutit për themelimin e Asociacionit.

Me këtë po dëshmohet se unë gjërat mirë i kam parashikuar. Për këtë jam krenar për veten time, PS dhe Rilindjen time, së bashku me Patronazhistët e mi.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Ikja e terroristëve nga zona e konfrontimit, është fitore taktiko-diplomatike e Kosovës

Gërvalla pas sulmeve terroriste në veri: Asociacioni ka vdekur