in

“Rama i brengosur për fatin e Dardanisë” !

Sherif Ramabaja

Kishte një kohë të gjatë që piktori nuk ishte marr me Kosovën, prandaj as të tjerët, përpos atyre nga Shqipëria, nuk merreshin me te.

Frika se po binte në harresë, ndërmori sulm klasik mbi NEWS 24, e solli vendimin që t´ia merrte postin e krye bashkiakut të Tiranën, Velijajt dhe u mor me inaugurimin e Diellës. Me dy temat e para thuaja merrej vetëm publiku dhe mediat vendore, kurse me Diellën, duke e përqeshur, po merren edhe mediat ndërkombëtare.

 Si duket këto nuk i mjaftonin, por kërkonte edhe më shumë publicitet, që ta tërhiqte vëmendjen si brenda ashtu edhe jashtë. Dhe si ta bënte këtë? Natyrisht mbi plagët e Dardanisë.

 Ajo është plagë e hapur dhe ka vend të mjaftueshëm edhe për piktorin, me dadot e tij. “Dialogu është i dështuar tha. Kosova po udhëheq politikë të gabuar. Duhet t´i plotësoi kërkesat e EU dhe mos të merret me Serbinë, përndryshe do izolohet edhe më tepër”.

 Në realitet këto kërkesa të Ramës, udhëheqësve opozitar të Kosovës, EU, ambasadorëve të Quintit etj. tërësisht përputhen edhe me kërkesat e Serbisë.

Si duket Kurti e ndjeu të nevojshme të përgjigjet ndaj akuzave të tilla dhe ai u lajmërua nga SHBA – të: “Kur është në pyetje sundimi i ligjit, shtetësia dhe integriteti, nuk do të ketë kompromis “ (të qëndroi kushdo qoftë pas tyre).

 Nuk është e qartë i pëlqeu kjo përgjigje Ramës, Serbisë, EU, udhëheqësve të opozitës: Abdixhikut, Haradinajt, Limajt, Memli Krasniqit, Listës Serbe etj. apo jo. Megjithatë përgjigja ishte e drejtpërdrejtë, e shkurt, e qartë dhe e kuptueshme për të gjithë.

 Pas një përgjigje të tillë të Kurtit, llogaritet se qëndrojnë pjesa dërmuese e shqiptarëve, pa marr parasysh e duan apo jo Albin Kurtin. Dardania qëndron mbi të gjitha.

Shtrohet pyetja: Sa mund ti qëndroi Kurti një premtimi të tillë, kur dihet që kësaj kampanje, haptas po i prin kryeministri Rama me kompaninë e tij antishqiptare në Tiranë, në Kosovë dhe grupimeve ndërkombëtare të perëndimit.

  Pas një shekulli roli i figurës së Esad Pashës dhe diktatorit Enver Hoxha, se merr me mend dot kush, por po përsëritet sërish.

 Për fat të keq, piktorit nuk po i përgjigjen shqiptarët me një gjuhë. Në Shqipëri ndaj fjalorit të tij antikombëtar, reagimet të thuash janë baras me zero, apo zëra të vetmuar. Një demaskim po i bëhet më së shumti nga Kosova dhe diaspora, po aq i bënë atij. Ai po i përmbahet misionit të tij (Qubrilloviçian).

 Pra Dardania sot po rrezikohet nga brenda: Udhëheqësit opozitar, kryeministri Rama, Lista Serbe dhe islami politik, që të gjithë nën koordinimin e Serbisë. Kjo tashmë është e qartë dhe po vërtetohet çdo ditë e më shumë. Çështja është si të ndalen. Shteti duhet të mbrohet me gjithë forcën e tij.

Valë e re moti të keq pritet në Shqipëri në fillim të tetorit

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump zbulon bisedën me Netanyahun