in

Rama gati draft statutin e ri për Veriun e Kosovës!

Sherif Ramabaja

Kryeministri Rama është tepër i shqetësuar pas ngjarjeve terroriste nga ana e Serbisë ndaj Kosovës.

Ai për çdo ditë po del para opinionit vendas dhe ndërkombëtar me propozime të reja, në mënyrë që të shmanget një konflikt tepër i rrezikshëm Dardani – Serbi, që do ta ndizte edhe rajonin.

Propozimi i fundit i tij ishte që KFOR – i, ta marr veriun nën kontroll. Me këtë rast kritikat ndaj tij ishin të rrepta nga ana e personaliteteve të Dardanisë, mediave nga Lugina, Maqedonia dhe Shqipëria.

Disa po shkojnë aq larg sa Ramën po e krahasojnë me një pacient të stacionit të izoluar psikiatrik. Apo një fëmijë më mirë do ti analizonte këto gjëra, se një kryeministër shqiptar, siç është ai.

 Disa nga sikleti thanë: Rama sikur të vinte nga një planet tjetër. Nuk e kupton realitetin dhe për ta tërhequr vëmendjen rreth vetes, ia fut kot pa i ditur pasojat që po ia shkakton Kosovës.

Një politikan i afërt i tij dhe i Rilindjes së Ramës e hodhi pështymën edhe më larg me budallallëkun e tij : sikur Kosova ta formonte Asociacionin deri tash, nuk do ta kishim sulmin në Veriun e Kosovës, tha.

Nga Kosova edhe këtij të padituri iu përgjigjën: e tërë lufta po bëhet rreth këtij Asociacioni, pasi ideja e ndarjes së shefit tuaj vdiq. Me një Asociacion të tillë, iu përgjigjën, po përgatitet bllokimi i Kosovës, sikurse kjo që po ndodh sot në Bosnje.

 Me themelimin e Asociacionit në krye të tij do të vinin njerëzit, si terroristi Radojçiq apo kopjet e Dodikut në Bosnje. Pra o të mjerë, nëse nuk merrni vesh gjë, apo vini nga ndonjë planet tjetër, së paku heshtni, iu përgjigjën nga Kosova.

Ish Ministri i Punëve të Jashtme zoti Bushati e këshilloi Tiranën zyrtare, e posaçërisht Ramën, që Shqipëria Serbinë duhet ta shikoi përmes syve të Kosovës.

Si shembull u tha merreni Kroacinë e cila për çdo veprim të Serbisë ndaj Kosovës, i reagon me ashpërsi, kurse Rama me Rilindjen e tij si veprojnë: e bëjnë të kundërtën, duke e sulmuar Kosovën dhe Kurtin.

Prandaj Kosova po apelon: ndihma më e madhe për ne do të ishte që Rama të heshtë dhe të mos e merr në gojë Kosovën në asnjë mënyrë.

Nëse kemi nevojë për ndihmën e një pacienti të tillë, ne do ta kërkojmë atë, po nuk e besojmë që dikush do të kërkoi këshilla prej tij.

Nëse zoti Rama nuk e ndërpret misionin e tij që të jetë papagall i Vuçiqit dhe Serbisë, ne do të detyrohemi që çështjen ta paraqesim në gjyq, apo të kërkojmë sqarim nga presidenti i republikës.

Kjo kampanjë e tij kundër Dardanisë dhe Albin Kurtit, duhet të marr fund. Dardania është çështje kombëtare, nëse se din këtë, duhet të kthehet edhe njëherë në bankat shkollore.

Mars – Rover (Satirë)

 

Lini një Përgjigje

Banjska e Mitrovicës historikisht ishte vendbanim shqiptar

Gazetari gjerman: Edi Rama kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiqit