Sherif Ramabaja
Gjatë prita se ç´po ndodhë me ju. Gjatë prita se do i ktheheni qetësisë dhe dialogut, po ju zgjodhët, vazhduat dhe po i vazhdoni protestat, pa qarë kokën se ku do t´ju shpie kjo rrugë.
Siguria botërore është në luhatje, kurse ju duhet të preokupoheni dhe të mbani përgjegjësi për sigurinë tuaj dhe të rajonit. Ne jemi fqinjë dhe kuptohet se brengosemi për këtë. Ajo që ndodhë në fqinjësi, prite në shtëpi, është një proverb i fuqishëm popullor.
Për këtë çështje pra mora guximin, të dialogoja me ju se ne jemi të preokupuar me atë se ç´po ngjet në Serbi. Presidenti i juaj është një person me shkathtësi brilante. Ai po arrin gjithnjë t´i fitoi zgjedhjet në Serbi, ashtu sikurse unë në Shqipëri.
Ndoshta ky fenomen na lidh mes vete, që ta thellojmë miqësinë mes nesh, po edhe mes popujve tanë.
Duhet të jemi të qartë se e kaluara, na lidh më shumë se sa na ndanë. Për këtë flisnin me nostalgji edhe udhëheqësit e vendeve tona. Kjo miqësi vazhdoi me Nanon, po u thellua, sidomos me mua.
Unë me presidentin tuaj, ndaj të cilit ju tash po protestoni, thurëm plane për Ballkanin e Hapur. Kishim plane për hapjen e kufijve, tregtisë, lëvizjen e lirë, me fjalë të tjera, donim ta themelonim një mini EU në Ballkan, por me disa udhëheqës, shkurt pamës nga Kosova, nuk patëm sukses. Megjithatë, unë dhe Vuçiqi, vetëm formalisht e pushuam angazhimin tonë në projekte të tilla.
Unë isha ai që e mbrojta presidentin tuaj, kur gjithë Evropën e kishte në shpinë, për qëndrimin e tij ndaj Rusisë. Unë u deklarova kundër kosovarëve, të cilët nuk po i kryejnë detyrat e shtëpisë. Unë e hartova projekt statutin e Asociacionit për Veriun dhe serbët në Kosovë. Unë e kritikova haptas Prishtinën, për moszbatimin e marrëveshjeve dhe kokëfortësinë, në arritjen e marrëveshjes së përgjithshme dhe dialogun.
Unë në një farë mënyre, u bëra avokati i presidentit tuaj në arenën ndërkombëtare, me të vetmin qëllim që ju, ta mbroni pozitën e juaj që e keni në rajon. Unë ju ftova që t´i pushtoni plazhet e Shqipërisë. Ne ju pritëm me krahë hapur dhe me muzikë serbe, pa marr parasysh revoltën e kosovarëve (atyre u dilte tym nga koka), për vëllazërinë tonë.
Unë po ashtu u jam mirënjohës ju, për paraqitjen e përhershme të kërkesës suaj, që për Kosovën të bisedonit me Tiranën zyrtare, e jo me Prishtinën provinciale.
Pra unë si zë i fuqishëm i juaji, ju kisha lutur që të hyni në dialog me presidentin tuaj. Të gjeni një zgjidhje dhe t´i ktheheni normalitetit. Në të kundërtën, po rrezikoni perspektivën tuaj. Po iu kthyet presidentit tuaj, do të vazhdoni që si më parë të thithni fonde nga EU, nga SHBA, nga Kina e Rusia.
Këtë privilegje e keni vetëm ju në rajon, e ndoshta edhe të vetmit në botë. Pra këtë sukses e ka arritur vetëm presidenti i juaj Vuçiq dhe për këtë ju duhet t´i jeni mirënjohës, e jo të kërkoni që me forcë ta rrëzonit nga pushteti. Mos dëgjoni dhe mos u manipuloni nga politikat të cilat ju kthejnë mbrapa, me të vetmin qëllim që të shkaktoni kaos në vendin tuaj të mrekullueshëm, për të cilin ne impresionohemi.
Unë për mandatin tim të katërt ministre e emërova Diellën, me të cilën pres të kem edhe fëmijë, po opozita nuk llogaritë në potencialin e saj. Në kokë e kanë, si t´ma marrin pushtetin.
E kam frikën se po e rrëzuat ju Vuçiqin do të krijohet një domino, që njësoi do vepronin me mua edhe këtu. Ky është Ballkan. Ju kisha lutur, Vëne gishtin në kokë, shpëtojeni veten dhe gjithë rajonin.
Po u erdhi ndoresh, kosovarët do ma bënin gjyqin për tradhti kombëtare.
Mars – Rover (Satirë)