in

Radio Televizioni i Prishtinës, institucioni që u themelua 76 vjet më parë

Radio Televizioni i Prishtinës, institucioni që u themelua 76 vjet më parë, me 5 shkurt 1945.Radio Televizioni i Prishtinës, i mjohur si RTP ose TVP, ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës.

 Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990. Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. 

28 vite më vonë më 15 maj Kuvendi i atëhershëm i Kosovës më 1973 themeloi televizionin e parë shqiptar në Kosovë TVP, ndërsa më 1974 filloi punën me program edhe televizioni.

Në fillim të vitit 1974 TVP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e mandej dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim. Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi.

Më 26 Nëntor 1975 televizioni filloi me program nga studio në Prishtinë.

Më 5 Korrik në ora 15:15 minuta në masa të dhunshme nga Policia serbe ndërprehet programi i RTP-së. RTV21.

Lini një Përgjigje

Fisi hunza nuk e njohin kancerin, tensionin e lartë të gjakut, diabetin…

Zëdhënësja ruse reagoi në deklaratën e ambasadorit Kosnett