in

Qeveria ndan mbi 578 mijë euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza.

Kryeministri Hoti u pajtua që për nevoja emergjente, kësaj shoqate t’i ndahen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 euro, sipas praktikave të mëhershme.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Çështjen e Kategorive të Dala nga Lufta, z. Sylë Vitia.

Lini një Përgjigje

Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 milionë euro për 19 mijë fermerë

Kosova të digjitalizojë shërbimet bankare