in

Qeveria ndan mbi 200 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta

Në mbledhjen e qeverisë janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 203 mijë euro për shoqatat e kategorive të dala nga lufta dhe për Lidhjen e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Lidhur me këtë mbështetje financiare, si propozues i kësaj kërkese, ministri i MPMS, Skender Reçica, ka thënë se, kujdesi ndaj vlerave të luftës çlirimtare, respektivisht ndaj ushtarëve çlirimtarë, të cilët na bëjnë̈ krenarë sa herë kujtojmë̈ se liria nuk erdhi vetë, është obligim i yni institucional, shkruan arbresh.info.

Reçica ka thënë se, të ndodhur në situatë pandemie dhe nisur nga nevoja për mbështetje emergjente për kategoritë e dala nga lufta, duhet ndarja e mjeteve financiare në shumën prej 203,000.00 euro: për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqatën e Invalidëve dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së si dhe Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës.

“Ky vendim ka për qëllim përkrahjen financiare të këtyre shoqatave, për shkak të gjendjes emergjente të shkaktuar nga COVID-19 dhe gjendjes po ashtu të rëndë për funksionimin dhe kryerjen e obligimeve të tyre, si dhe mbështetjen për përmirësimin e shëndetit të invalidëve të luftës”, ka thënë ministri Reçica.

Ky fond do të ndahet në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje ekonomike.

Lini një Përgjigje

Vaksinimi në Gjermani nis në ditët e para të vitit të ardhshëm

BE heq nga agjenda integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë