in

Qeveria federale gjermane, kërkon largimin e barrikadave në Kosovë

Bllokada e një pike kufitare ka acaruar situatën në Kosovë. Qeveria federale pret “një qasje konstruktive” nga Serbia.

Qeveria federale është “shumë e shqetësuar” për tensionet e reja në veri të Kosovës . “Barikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të çmontohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin.

Kosova mbylli edhe pikëkalimin kryesor për në Serbi, afër qytetit të Podujevës, pasi u bllokua hyrja në anën serbe të kufirit. Siç raportojnë mediat në Beograd, në afërsi të vendkalimit, pjesa serbe Merdare, janë parkuar kamionë përgjatë rrugës që çon në pikën kufitare.

“Sinjal krejtësisht i gabuar”

Nga Serbia pritet një qasje konstruktive dhe kjo është komunikuar, tha zëdhënësi i MPJ-së. “Retorika nacionaliste në veçanti, si ajo që kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit, është krejtësisht e papranueshme.” Rritja e pranisë ushtarake pranë kufirit serb me Kosovën, po dërgon gjithashtu sinjal të gabuar.

Pothuajse tre javë më parë, militantët serbë ngritën barrikada në veriun e Kosovës të banuar kryesisht nga serbët, duke bllokuar në veçanti rrugët për në pikat kufitare me Serbinë. Ata po protestojnë kundër arrestimit të një ish-polici me origjinë serbe në Kosovë. Sipas autoriteteve kosovare, ai thuhet se ka udhëhequr sulmet ndaj zyrtarëve të komisionit zgjedhor. Militantët mbështeten dhe udhëzohen nga qeveria në Beograd.

KFOR bën thirrje për vetëpërmbajtje

E banuar pothuajse ekskluzivisht nga shqiptarët, Kosova i përkiste Serbisë dhe është e pavarur që nga viti 2008. Megjithatë, Serbia e pretendon territorin për vete. Megjithatë, Zyra e Jashtme Federale  këshillon që të mos udhëtohet nëpër katër komunat në veri të Kosovës, nëse nuk është e nevojshme.

Forca paqeruajtëse e NATO-s Kfor, e stacionuar në Kosovë ,u bëri thirrje palëve në konflikt që të ushtrojnë përmbajtje dhe të jenë të gatshme për t’u angazhuar në dialog. Është me rëndësi të madhe që të gjitha palët e përfshira të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të krijojë tension dhe të përshkallëzojë situatën. Megjithatë, Rusia mohoi akuzat se po ndikonte në Serbi për të destabilizuar rajonin.

Nga Gjermanishtja, Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Mediat gjermane: Presidenti i Serbisë Vuçiq është një luftënxitës

Haga me ceremoni do ta pres Vuçiqin!