in

Qeveria e Kosovës vazhdon agjendën e reformës evropiane

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në takimin e rregullt me ambasadori BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog, ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, luftën kundër COVID-19 dhe agjendën e integrimit, përkatësisht reformës evropiane.

Kryeministri Hoti, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë në detyrë që me përgjegjësi të plotë t’i kryejë të gjitha obligimet, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, deri në krijimin e Qeverisë së re.

Kryeministri Hoti me ambasadorin Szunyog ka biseduar edhe për masat që ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, duke e falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Kryeministri Hoti ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë në detyrë, që të vazhdojë me agjendën e reformës evropiane dhe në të njëjtën kohë të mirëmbajë kriteret e plotësuara tashmë, për liberalizimin e vizave, me qëllim që edhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në vendet anëtare të BE-së.

Lini një Përgjigje

Dy milionë australianë në izolim pas një infektimi me koronavirus

Hoti kërkon të merren masa ndaj zyrtarëve policorë që keqpërdorin detyrën