in

Qeveria cakton Komisionin Organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e vet të 65, të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë vendim për themelimin e Komisionit Organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”. Komisioni organizativ ka këtë përbërje:

1. Z. Anton Çuni, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;

2. Z. Bekim Jashari, Kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar;

3. Znj. Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, anëtare;

4. Znj. Meliza Haradinaj-Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare dhe

5. Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme, anëtar.

6. Zyra e Presidentit;

7. Kuvendi i Kosovës;

8. Komuna e Prishtinës;

9. Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së;

10. Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe

11. Organizatat e Shoqërisë Civile.

Lini një Përgjigje

Qeveria ndan mjete për arsimin, policinë, sektorin shëndetësor, zjarrfikësit

5 viktima dhe 285 raste me COVID-19