Shkruan av. Zanfir Kryeziu
Në librin e Vlonjatit prof dr.Bardhosh Gaçe “Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare me 1912” për veprimtarin patriotike të Qerim Begollit thuhet:
“Begolli Qerim Bej ka lindur në Pejë në vitin 1874 në një familje të njohur për veprimta- rinë kombëtare. Qysh në fund të shekullit të kaluar u përfshi në kryengritjet antiosmane
të Kosovës. Në vitin 1898 ishte një nga veprimtarët e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Haxhi Zeka e ngarkoi me detyrën e ndihmësit të Mehmet Pashë Dërrallës në organizimin e veprimtarisë së kësaj Besëlidhjeje në Tetovë, Gostivar dhe Manastir. Mehmet Pashë Dërralla e cilësonte “një sokol me vërsë për gjallërimin e ndjenjave kombëtare. Mori pjesë në kryengritjet antiosmane[1] të viteve 1908-1912, ku u shqua në Kuvendin e Ferizajt dhe luftimet e Mitrovicës,Ferizajit dhe Grykën e Kaçanikut. Iu përgjigj thirrjes Riza bej Gjakovës dhe Isa Boletinit për mobilizimin e luftëtarëve të Pejës e Gjakovës në kryengri- tjen antiosmane.Në nëntor 1912 mori pjesë në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarë- sisë Kombëtare si delegat i Pejës. Në qershor 1914 ishte ndër anëtarët e delegacionit të Kosovës që u takuan me Princ Widin në Durrës. Në vitet më vonë dha kontributin e tij
në Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” e Kosovës, ku bashkëpunoi me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Idriz Seferin dhe Mehmet Pashë Dërrallën, si dhe luftimet kundër forcave pushtuese serbe e malazeze. Në vitin 1918 mbajti fjalim mbi varrin e Mehmet Pashë Dërrallës, ku tha:“Ky fatos i Lirisë Shqiptare,ishte mësuesi ynë që na ngjalli shqiptarinë në shpirt dhe në armët tona…” Një jetë të tërë ky luftëtar i shquar popullor mbrojti të drejtat e Kosovës dhe protestoi kundër dhunës e reprezaljeve që ushtruan shovinistët serbë në këto troje.U pushkatua në vitin 1945 nga forcat ushtarake serbe, sepse kërkonte bashkimin e Kosovës me dheun amë”.
Qerim Beu ishte i martuar me një bijë të bejlerëve të Prishtinës-nga dera e Xhemajl Begut dhe e Hasan Begut të Prishtinës dhe la vetëm një djalë, Skënderin.
Ne këtu bëmë një paraqitje të veprimtarisë së Qërim Beg Mahmudbegollit në mbështetje të të dhënave historike dhe të dhënave nga kujtimet e dy personaliteteve të shquara Eqrem bej Vlorës dhe Sejfi Vllamasit që lanë pas vetes kujtimet e shkruara për jetën e vet dhe kontaktet që patën me Qerim Beg Mahmudbegollin. Sipas të gjitha dëshmive ai ishte një patriot i përkushtuar i çështjes shqiptare, çështjes së Kosovës. Qerim Begu la Kosovën edhe në një robëri sllavo-komuniste, ia vranë dy vëllezërit, Xhevatin, prefekt i Pejës i masakruar tmerrshëm, dhe Rifatin, Minister i Ekonomisë në Qeverinë Shqiptare të Rexhep Mitrovicës në vitin 1944 i cili vdiq (ose u vra në burg të Tiranës?). I dorëzuar nga pushteti enverian, zyrtarëve të OZN-ës, në rrugën prej Podgorice për në Pejë, e likuiduan bandat çetnike-partizane jugosllave. Atëherë ishte në një moshë të shkuar, me brenga për fatin e Kosovës e vëllezërve dhe të të vetmit djalë që kishte Skenderit, student i mjekësisë në Vjenë, mbaroi jetën e vet përplot përpjekje për çështjen e kombit.
Ai u ngrit qysh në rininë e hershme të tij për të mbrojtur truallin shqiptar, kishte idealet e larta mu në kohën më të vështirë. Ai sakrifikoi gjithçka që kishte në betejën e madhe të popullit shqiptar me armiqtë e të gjitha llojeve. Ai i përkiste një shtrese shoqërore që gëzonte të gjitha privilegjet e kohës, por ideali i tij i lartë e vuri atë në radhët e para të atdhetarëve të gatshëm për t’u flijuar. Ai ishte i vetëdijshëm për fatin e vet, por, këmbënguli në luftën për interesa nacionale deri në dhuratën më të shtrenjtë që mund të japë një njeri-jetën në altarin e atdheut.Me modestinë më të madhe do ta thosha se Qerim Beg Mahmudbegolli, gjatë tërë jetës së vet, u përpoq me mish e shpirt për çështjen shqiptare. Qerim Beg Mahmudbegolli ishte patriot e vetëm patriot, i përkushtuar për të dhënë krejt çka pati për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, për Kosovën dhe truallin tjetër shqiptar brenda saj.Këtë e provojnë veprat e tij!
vijon